Home »
» E zë gjumi mbi tastierë, transferon 222 milionë euro
E zë gjumi mbi tastierë, transferon 222 milionë euro
Faji i një gjumi të papritur, ka bërë që një punonjës banke të përkulet mbi tastierën e kompjuterit dhe të transferojë aksidentalisht 222 milionë euro.
Një kolege e tij nuk e vuri re gabimin dhe u pushua nga puna, por “padrejtësisht”, deklaruan gjykatësit e Assia në Gjermani.
Faji i një gjumi të papritur i kolegut të punës, bëri që punonjësja e bankës të rrezikonte vendin e punës.
Kolegu i saj ishte i lodhur dhe u mbështet mbi tavolinën e kompjuterit ku dhe e zuri gjumi, por shtypi pa dashur disa herë tastin 2, çka bëri që të transferojë 222 milionë euro.
Destinacioni i kësaj transferte ishte një pensionist, i cili nuk arriti dot të përvetësonte shumën.
Siç informon Noa.al, 48 vjeçarja, punonjëse në të njëjtën bankë, përgjegjëse për kontrollin e transfertave nuk e kishte vënë re aspak shumën marramendëse dhe kishte dhënë komandën ok.
Vetëm pak orë më vonë një tjetër punonjës në bankë, vuri re ngatërresën dhe e korrigjoi, por punëdhënësi e cilësoi gruan si përgjegjëse për gjithë sa kishte ndodhur, duke hapur një hetim ku u deklarua fajtore për neglizhencë në punë.
Por në kundërshtim me këtë qëndrim ishte vendimi i dhënë nga gjykata e Assia në Gjermani, ku drejtësia i dha të drejtë gruas, duke e kthyer në vendin e punës.
Sipas dokumenteve në gjykatë, gruaja punonte në bankë qysh prej vitit 1986 dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme në punë.a.y/noa






