Home »
» E pabesueshme por e vërtetë: qëndrimi ulur shkurton jetën!
E pabesueshme por e vërtetë: qëndrimi ulur shkurton jetën!
Ditët tona, për një arsye apo një tjetër, janë sedentare. E nëse është e vërtetë që secili prej nesh ka shumë impenjime gjatë ditës është po kaq e vërtetë që për të përfunduar secilën prej tyre zakonisht nuk është e nevojshme të qëndrojmë në këmbë apo të ecim.
Në këtë mënyrë kalojmë orë mbi librat në shkollë, të ulur në klasë, të ulur përpara kompjuterit, të ulur pas një skrivanie në zyrë…
Të gjithë e dimë se të qëndrosh ulur për një kohë shumë të gjatë ose mos praktikimi i ndonjë sporti mund të sjellë akumulim yndyrnash të tepërta në zona kritike. Jeta sedentare ndikon kaq shumë saqë ndonjëherë na ç’mëson me lëvizjen dhe pas të ecurash të gjata ndiejmë ndonjë shqetësim që shpesh manifestohet me ndonjë tërheqeje muskulare.
Për fat të keq të kalosh pjesën më të madhe të ditës duke qëndruar ulur nuk ka vetëm efektet e sipërpërmendura. Studime tregojnë se mund të ketë lidhje edhe me probleme më të mëdha akoma.
Një studiuese, pas një hetimi të bërë ka menduar se maksimumi që një njeri mund të qëndrojë ulur gjatë ditës nuk duhet të kalojë 6 orë në ditë.
Rezultatet tronditëse të këtij studimi tregojnë se personat që e kalojnë këtë kufi, kanë një jetë më të shkurtër.
Fenomeni verifikohet me një probabilitet mes burrave dhe grave. Të dhënat vijnë pas një studimi të kryer mbi 123216 persona, në rreth 40 vjet studim.
Gratë që kanë bërë jetë sedentare kanë një përqindje më të lartë vdekshmërie rreth 37% më shumë, në krahasim me gratë më dinamike. Ndërsa meshkujt kanë një rrezikshmëri më të ulët rreth 18%.a.h/noa






