Dr. Burdushi e huqi keq. Burdushi,i cili pretendon se i shëron njerëzit nga magjia e zezë, kësaj radhe nuk i doli falli.
Ai në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kishte deklaruar me bindje të plotë se Sali Berisha do t’i fitoj zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ramën nuk mund ta shpëtoj dot sepse zgjedhjet me 23 qershor do t’i fitojë Sali Berisha. Këtë e kam parashikuar me vizionet e mia. Nëse Rama do të ketë probleme shpirtërore, nëse ai vjen tek unë, unë e shpëtoj. Për zgjedhjet nuk munde”, kishte thënë Burdushi.
Por, rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri tani janë krejt ndryshe.
Edi Rama ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe pritet të jetë Kryeministri i ri i Shqipërisë./gazetaexpress






