Dokumentar / Pamjet ekskluzive te arrestimit të Berishës


Këtë të hënë emisioni i fundit në këtë fushatë i gazetarit Andi Bushati, “Zonë e ndaluar”, paralajmëron surpriza me një dokumentar për karrierrën politike gjysëmshekullore të Sali Berishës, që nga dita që hyri në politikë në vitin 1968 e deri më sot. Në dokumentar parakalojnë të gjitha momentet kyce të karierës së Berishës, një pjesë të të cilave të filmuara nga televizione të huaja: dita kur morri tesrën e PPSH-së, kur bëri thirrjen pro Ramiz Alisë në dhjetor 1990, zgjedhjet e vitit 1996, rënia e piramidave, largimi nga presidenca rikthimi i tiji bujshem më 2005, ngjarjet e Gërdecit dhe ato të 21 janarit.
Por, përmes shumë filmimeve të rralla gjenden edhe ato ekskluzive të pamjeve të arrestimit të Berishës me urdhër të ish kryeministrit Meta. Pamje të vecanta që tregojnë për herë të parë se si u “rrëmbye” forcërisht ish-shefi I opozitës, në nëntor të vitit 2000.

berisha pranga2berisha pranga3