Home »
» Dhimbja e shpinës, katër faktorë nxitës
Dhimbja e shpinës, katër faktorë nxitës
Dhimbja e shpinës mund ta vështirësojë jetën dhe ditën tuaj, dhe ta bëjë të vështirë të përqendroheni në punë. Një varg profesionesh si të qenit infermier, ndërtues ose punëtor fabrike, kanë kërkesa më të larta për shpinën tuaj.
Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme.
Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe duke ditur se çfarë i shkakton ato, dhe duke u fokusuar në parandalimin e tyre. Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës.
Forca
Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda.
Përsëritja
I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t’ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshijnë tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.
Qëndrimi i trupit
Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion.
Stresi
Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t’ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës./mjekuNet/