Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku është vënë në mbrojtje të barazisë gjinore, pas videos ku hoxha i Prizrenit flet me gjuhë fyese për gratë dhe vajzat në Kosovë.
Ajo ka shkruar në Facebook, duke i rikujtuar Irfan Salihu se gjuha e tij është denigruese dhe fyese. “Posa e pashë një video ku një i ashtuquajtur hoxhë përdorte fjalët më të ulëta për femrën!
E pyes, a ka nënë? A ka motër? A ka grua? A ka vajzë? Gjinia është konstrukt shoqëror, e njerëzit burra e gra janë njerëz! Vlerat, virtytet nuk janë gjinore, po njerëzore!”, ka shkruar ajo. Në një postim të dytë Çitaku ka shkruar: “Morali i hoxhe Irfanit!!! Turp! Skandal!”
Shekulli Online Përgatiti: E.D






