Çitaku niset për Beograd


Vlora Çitaku

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku sot udhëtoi për në Beograd ku do të merr pjesë në seminarin “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë’ të organizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike” në Beograd/Serbi., thuhet në një njoftim të MIE-së.

Vizita është bërë e mundur me ndërmjetësimin e zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd. Në kuadër të vizitës, Ministrja Çitaku do të ketë edhe takime tjera me korin diplomatik. Ajo do ta kishte më të lehtë ndoshta sikur në Beograd ta kishte përfaqësuesin e shtetit të Kosovës, por dje Lulzim Peci dha dorëheqje, për sic tha mospajtime me politiken e institucioneve të Kosovës, e që Ministria e Punëve të Jashtme, tha diçka tjetër./reporteri