CIA autorizohet për të furnizuar me armë kryengritësit sirianë


Presidenti amerikan, Barack Obama ka miratuar furnizimin me armatim të kryengritësve sirianë, pasi është ballafaquar me dëshmi të fuqishme se Bashar Al Asad ka lejuar përdorimin e armëve kimike.
Sipas Bllomberg, SHBA-ja do të armatos opozitën siriane me armë personale këmbësorie dhe municion, pas disa mossukseseve të kryengritësve në arenat e luftimeve dhe dëshmive që regjimi i Asaditr ka përdorë armë kimike kundër tyre. Bllomberg shkruan se sipas një urdhërese të besueshme, Obama ka autorizuar Agjencinë qendrore informative amerikane CIA që të organizojë furnizimin ne armë të kryengritësve. Blomberg po ashtu shkruan që raporti i Obamas ndaj Sirisë ka ndërruar pasi ndihma e Rusisë, Iranit dhe e Hezbollahut për regjimin e Asadit ka ndryshuar gjasat e kryengritësve në terren.
“Tashti është nevoja të reagohet sa më shpejtë, duke poasur parasysh situatën në terrn, sepse jemi dëshmitarë që Irani dhe Hezbollahu kanë shtuar pjesëmarrjen (në luftën qytetare) në Siri”, tha zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i Obamës, Ben Rhodes./Indeksonline