Deri tani kemi parë persona të ndryshëm që janë vërtet të apasionuar pas sporteve ektreme dhe për të rritur adrenalinën nuk kanë frikë as nga vdekja. Një ndër ta është James Kingston nga Britania i cili ka pasion gjitjen e vinçëve.
Siç shihet në pamje ai është ngjitur në majë të një vinçi pa mjete sigurie, i cili është rreth 65 metra i lartër. Ai duket si Batman apo Spiderman-i teksa kaçavirret nëpër pjesët metalike të vinçit. Kingston është alpinist dhe nëpërmjet një kamera të vendosur në pjesën e gjoksit ka filmuar të gjithë aventurën e çmendur.
“Unë zgjoidha të gjitem në majë të këtij vinçi, pasi kjo është struktura më e lartër në këtë zonë. Mu deshën rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majë të vinçit, duke u përpjekur të shmang edhe ndonjë rënie të mundshme”,- tha ai.
“Më pas kam qëndruar për reth një orë në majë duke shijuar pamjen e mrekullueshme të zonës. Nuk kam pasur për asnjë moment frikë, pasi ishte diçka që e kam bërë me dëshirë dhe për aventurë”,- vijoi ai/ “Albonline”
P.K





