Berisha: Nga e diela Tiranë-Elbasan më afër se kurrë, vetëm 15 minuta



Kryeministri Sali Berisha i ka paraprirë inaugurimit të rrugës Tiranë-Elbasan, me një koment të tijin.
“Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim! Përpara!!!”, shkruan Kryeminsitri në profilin e tij në Facebook.
Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim. 204 milionë dollarë është kosto e rrugës sëbashku me tunelin.
Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Tuneli i Krrabës, së bashku me akset rrugore para dhe pas tij, respektivisht me gjatësi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra i japin jetë një rrugë të re, ndër më të rëndësishmet, në vend, e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra.a.y/noa