Tetë ditë paraburgim për redaktorin e portalit Ohrid Sky
Sasho Denesovski, redaktor i portalit Ohrid Sky mori tetë ditë paraburgim për veprat penale kërcënim dhe frikësim të sigurisë së Nikolla Bakraçevskit, kryetarit të komunës së Ohrit.
Denesovski deri më sot disa herë ka adresuar kërcënime dhe ofendime ndaj kryetarit të komunës. Javën e kaluar Denesovski nëpërmjet një të punësuari tjetër në komunë ka kërkuar që ta njoftojë Bakraçevskin që t’i kërkojë paratë për shërbimet e kryera gjatë mandatit kryetarit të mëparshëm, Aleksandar Petreski. Dhe këtu, në zyrën e këtij të punësuarit, Denesovski është kërcënuar dhe ka lëshuar fjalë fyese ndaj Bakraçevskit.
Para tre muajve redaktori i Ohrid Sky mori kallëzim penal për dhunë fizike ndaj drejtorit të ndërmarjes publike, Sasho Alçev. /Shqipmedia.
Home »
» Arrestohet redaktori i një portali opozitar maqedonas






