Arbana Osmani: Berisha, boll se ma hodhe baterinë në tokë!

Ashtu siç i ka ndodhur një pjese të mirë të shqiptarëve, edhe prezantueses së dashur Arbana Osmani, i ka mbërritur këtë javë në celular një mesazh nga kryeministri Sali Berisha, në të cilin ai kërkonte sugjerime për mandatin e ardhshëm. Teksti i mesazhit të kryeministrit është ky që po sjellim më poshtë: “Së bashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë NATO-s, me radhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shumë, por kemi edhe shumë për të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 0672099410. Miqësisht Sali Berisha”. Duke qenë se mesazhet janë dërguar nga një sistem kompjuterik, ka ndodhur edhe që një personi t’i shkojë disa herë i njëjti mesazh… Dhe kjo gjë i ka ndodhur edhe prezantueses së “Big Brother” Arbana Osmanit, e cila, e ‘bezdisur’ nga mesazhet e shpeshta, i është përgjigjur  mesazhit: “Ok, po jo 10 sms në minutë, se ma hodhe baterinë në tokë”. Foton e mesazhit prezantuesja e ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku dhe ka marrë komente të shumta… thekson   “Bluetooth”.