Ankth në PD, Berisha projekton Lulzim Bashën kryetar të PD – VIDEO

Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor. Berisha, tashmë kryeministër në detyrë, është fotografuar në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.
Në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi. Me pas mesohet se Kryeministri eshte drejtuar ne seline e Qeverise, ndersa mbledhja e kabinetit do te zhvillohet neser ne oren 11.00. Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, raporton TCH.
Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim. Ka aludime se Berisha po përgatit dorëheqjen edhe nga Partia Demokratike dhe vizita në presidencë i shoqëruar nga Basha interpretohet si “bekimi i lënies së testamentit të trashëgimisë politike” për të. Pas takimit paraditen e djeshme me Nishanin dhe më pas takimi me Bashën, rreth orës 21:00 të 25 qershorit u përhapën zërat për një mbërritje të kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha në selinë e PD, por më pas zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi mohoi lajmin duke shtuar se “gjithçka ishte një keqkuptim dhe se po pritet përfundimi i numërimit të votave”. Vorspi gjithashtu shtoi se Berisha do të jetë sot në selinë PD.
Kryeministri Berisha projekton kreun e bashkisë Lulzim Basha si njeriun që do udhëheqë PD pas largimit të tij nga drejtimi i partisë që drejton me dorë të hekurt prej 22 vitesh, shkruan gazeta Shqiptarja. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kreu i PD-së mund të ketë një dalje publike rreth orës 19:00, por ende nuk është asgjë zyrtare. Në selinë PD që prej të dielës së 23 qershorit vazhdon të mbizotërojë heshtja, pasi rezultatet e numërimit sa vijnë e konfirmojnë fitoren e thellë të koalicionit të majtë dhe humbjen e demokratëve.
Që nga paraditja e djeshme kreu i PD Berisha ka qënë i shoqëruar nga Basha, duke shtuar zërat për një katapultim të tij në krye të PD, ndoshta për herë të parë pas 22 vitesh që i dorëzon tamam çelësat e partisë. Ndërkohë komunimi i Berishës me nënkryetarët Topalli e Patozi ka qënë tërësisht i ndërprerë që ditën e djeshme kur ka marrë vesh humbjen e thellë në qarkun e Vlorës dhe për më tepër për përmbysjen e rezultatit në qarkun e Shkodrës, ndodhi kjo që ka ardhur për herë të parë në këtë periudhë postkomuniste. Madje mësohet dhe kërkesës së Topallit për një takim vetëm për vetëm, Berisha i është përgjigjur negativisht. Me të njejtën monedhë Berisha i është përgjigjur dhe sekretarit të përgjithshëm Bode, ministrit Olldashi që humbi thellësisht në qarkun e Fierit, por dhe gjithe kryesuesve të listës së kandidatëve në qarqet e tjera të Shqipërisë. Me sa duket faji do të gjendet mes tyre në analizën që do t’i bëhet zgjedhjeve të 23 qershorit në strukturat e larta të PD e humbjes së thellë, më të thellë se në vitin 1997.


Berisha rikthehet në Facebook, ja statusi i parë i tij pas zgjedhjeve





Ramush Haradinaj: Respektoj votën e qytetarëve të Shqipërisë, por doja fitoren e Berishës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se respekton votën e qytetarëve të Shqipërisë, megjithëse është përkrahës i Sali Berishës. Pas numërimit të mbi 90 për qind të votave, Koalicioni për Shqipërinë Evropiane, i udhëhequr nga PS-ja është duke udhëhequr bindshëm. Ky vendim i shqiptarëve nuk e ka gëzuar liderin e AAK-së por ai është shprehur me respekt për votën e qytetarëve.
Në arsyetimin e dëshirës së tij për fitore të kryeministrit Sali Berisha dhe Koalicionit të Djathtë, Haradinaj ka thënë se Berisha, ka punuar shumë gjatë udhëheqjes së qeverisë. Si suksese kryesore të punës së kreut të PD-së, Haradinaj ka përmendur liberalizimin e vizave dhe ndërtimin e Rrugës së Kombit. Haradinaj këto komente i bëri sot gjatë një takimi me simpatizantët e partisë së tij në Skenderaj.
basha


VIDEO: