Azam Dauti
Të shkruash për diskriminimin kulturor shqiptar nga ana e Ministrisë së kulturës, është njësoj si të flasësh me vetveten i mbyllur në katër mure. Askush nuk të dëgjon, askush nuk të përfill!... Shumë më keq se injorimi, është se shumica prej atyre, që duhet të jenë mbrojtës të kulturës shqiptare, do të shajnë, do të mundohen të të dëmtojnë, në të gjitha mënyrat e mundshme institucionale dhe jashtë institucionale! Megjithatë, a mund të heshtën padrejtësitë, kur dëgjon shkelje të niveleve aq të ultë të kulturës shqiptare, siç janë pagat e aktorëve shqiptarë! Vallë, a është në rregull, që asnjë autoritet shqiptar nga Ministria e kulturës, nuk është në gjendje të barazoj aktorët shqiptarë me ata maqedonas?!
Kjo, është dëshpëruese, sepse shqiptarët edhe në ndarjen e grimcave të bukës, që quhen troha buke, nuk mund të barazohen me aktorët maqedonas! Arsyet, gjithnjë janë “administrative” (mungesa e marrëveshjeve kolektive)! Pikërisht, për këtë mungesë të fuqisë politike, apo të paaftësisë të sekretarit shtetëror, botuesit shqiptar para dy tre muajsh, me qëllimin më fisnik dhe më të mirë, pa ndonjë tendencë, kërkuan shkarkimin e tij, nga ai që e ka vendosur në atë post. Lideri shqiptar, a e ka pyetur ndonjëherë: Cila është mënyra e marrjes së kulaçit financiar në këtë ministri?! Pjesa minimale e parave që i takon kulturës shqiptare, nuk është edhe aq e vogël dhe e parëndësishme në aspektin politik e kulturor. Kjo shumë, është diku rreth 17 milionë euro, sepse për kulturën në përgjithësi nga buxheti i vitit 2013, janë paraparë diku mbi 60 milionë euro. Jo vetëm që është dashur të kërkoj mënyrën e mundshme për marrjen e hises së parave, që u takojnë taksapaguesve shqiptarë, por është dashur edhe ta mbështetë politikisht, që kjo të realizohet, dhe të reflektohet pozitivisht edhe në ndërtimin e ndonjë objekti të ri kulturor, sepse shqiptarët nuk menaxhojnë më shumë se 2-3 objekte të tilla.
Në Maqedoni ekzistojnë diku rreth 270 objekte kulturore maqedonase, prej të cilave rreth 150 janë shpallur nacionale. Habitë fakti, që edhe ato 2 milionë euro, që dy-tre vjet radhazi parashihen për riparime të Teatrit shqiptar në Shkup dhe Tetovë, përherë mbeten të parealizuara. Si gjithmonë, shkaqet janë “administrative”, ku përherë si fajtor sërish paraqiten drejtorët shqiptar! Në mungesë të këtij komunikimi lider – funksionar shtetëror, mund të paramendohet, përse ky i dyti, duket se më shumë e pengon kulturën shqiptare, se sa e avancon. Ndryshe, si mund të arsyetohen deklaratat kundër iniciativës së Institutit (ITKSH) për grumbullimin dhe dorëzimin e librave Kongresit të Manastirit, me thënien se “Kongresi nuk ka nevojë për libra, por për gjëra të tjera”. A thua vallë, Instituti, apo botuesit që dhuronin libra, e kanë ndal Ministrinë, që të parasheh disa milionë euro për objektin e Kongresit, kundrejt atyre 30 mijë euro të turpshme, sa i ka ndarë në Buxhetin e 2013-ës?! Kjo, ndarje, a nuk është më shumë se nënçmuese për kulturën, gjuhën dhe alfabetin shqiptar?!
Madje, i njëjti funksionar, duke arsyetuar mospërkrahjen e Ministrisë për 100 vjetorin e pavarësisë, e “mësoi” Institutin se adresa e saj për përkrahje, nuk qenka Ministria e kulturës, por ajo e Arsimit! Nuk e mbaj mend, cili ishte qëndrimi i tij, me rastin kur Ministria e kulturës dërgoi inspektoratin e kulturës në festivalin Nota Fest, në lidhje me realizimin e programit të saj, për ato 10 mijë euro (më pak a më shumë) që i paska dhënë Ministria! Në 2013, ky festival shqiptar, nuk përkrahet fare, sepse “na qenkan përzier programet”! Të anashkalohen tërësisht produksionet e kulturës shqiptare, të nëpërkëmben botuesit e dekadave, në favor të atyre që nuk kanë të regjistruar fare shtëpi botuese, por kanë interesa të përbashkëta me “dikë” në Ministri të kulturës, është për çdo ndëshkim kulturor, që nënkupton largimin nga posti i pamerituar. Nuk e di, përse liderit shqiptar që është në qeveri, nuk i bëri përshtypje kërkesa për shkarkimin e tij, kur me botuesit shqiptar, që nga ardhja e tij në pushtet e këndej, pati një projekt të përbashkët, që nuk u realizua, mu nga funksionarë të tillë, që vepruan prapaskene, sepse nuk e dinin (apo nuk donin ta dinin) ç’është mëvetësia kulturore, përmes Departamentit të kulturës shqiptare?!
Si është e mundur, që kjo Ministri në ndodhitë e saja, që i publikon në ueb-faqen e saj, të mos ketë asnjë germë në gjuhën shqipe?! Asnjë element shqiptar nga ato ilustrime dhe ikona të saja në ueb -faqe. Madje, ç’është edhe më tragjike, po t’i shfletoni faqet e ngjarjeve, ku ministresha dhe zëvendësi i saj serb, kanë pasur takime, do të shohim, që fytyrat e tyre janë çdokund, e funksionarit tonë askund! Ndërkaq, janë organizuar qindra takime me vendor dhe të huaj, e nuk e di a mund të gjendet, një, dy a tre takime të tilla që kanë pikëtakime me kulturën shqiptare. Madje, edhe të atilla, që janë shumë pak të rëndësishme dhe më shumë politike, se sa kulturore, si takimi i ministreshës me ministrinë e kulturës së Kosovës, për bashkëpunimin ndërkulturor. Këto vërejtje individuale, nuk ka nevojë të kuptohen si kritikë ndaj liderit, apo funksionarit, por shumë më e dobishme, do të ishte të kuptohen drejtë dhe mirë, si përpjekje për ndreqje gabimesh, se shqiptarët, nuk e meritojnë të plaçkiten në vazhdimësi nga maqedonasit, duke ua vjedhur mundin, djersën, pasurinë dhe paratë e tyre, për realizimin e ëndrrave të tyre të afirmimit të kulturës helene dhe bullgare në sheshin e Shkupit. Bile mendoj se sekretari i partisë, që e përmendi llupën, që vazhdimisht i përcjell funksionarët shtetëror të gjitha niveleve, do të ishte më mirë, që këtë llupë të mos e mbaj “komisioni” pa anëtarë, por këtë duhet ta bëj organi legjitim partiak, siç është kryesia e partisë. /zhurnal