Kanë ardhë të rënët e Drenicës e Prekazit,
E si pas në ardhej të gjithë po kërkojnë konak,
Janë mësue o burra të dheut këto trima
Nëpër kulla me burrni e bajrak.
Kanë ardhë nënat e Drenicës e Prekazit,
E në sytë e të fëmijëve
Po ku ta gjejnë nënëmirat urtinë
Sesa jetën tuaj si një përrallë ta kujtojnë.
Kanë ardhë të rënët e Dukagjinit,
Nga Kullat e Glloxhanit një këngë
epike nga pas u vjen,
Luan Haradinaj po e kërkojnë në sytë e të rënëve,
Dhe pse atë në gjithë Shqipërinë e Kosovën e gjen.
Kanë ardhë nënat e Dukagjinit,
Të thinjura, fjalë-pak e me sytë duke pritë,
U asht bërë loti kështu në beben e syrit,
Një kreshtë dhimbjeje që rritet për çdo ditë.
Kanë ardhë të rënët e Kaçanikut e Rugovës,
Male e fusha, gërxhe e lugina në duar i kanë,
Duan amanetet e shokëve që ranë në krejt Kosovën,
Se trupin e sytë e bukur në betejë i lanë.
Kanë ardhë nënat e Kaçanikut e Rugovës,
E për qafës së hollë kanë lidhë shami të bardhë,
Deri në mëngjes kur dielli i ri nëpër kreshta të duket,
Fëmijërinë e të rënëve e tregojnë me radhë.
Kanë ardhë të rënët e Junikut e Llapit,
Diçka nga ditë-netët e luftës nëpër fytyrë u ka mbetë,
Deri kur lufta e trimave të djemve të Kosovës të bëhet këngë,
Shpirti i asnjë nëne nuk do të jetë i qetë.
Kanë ardhë nënat e Junikut e Llapit,
E në e djemve të vrarë të Kosovës të bijtë kërkojnë,
Duan me i dëgjue bëmat e të bijve në betejë,
Kanë vite këtë dhimbë e peng nëpër zakone e vajtojnë.





