Alergji nga manikyri, ja çfarë duhet të bëni


Alergjia nga manikyri edhe pse nuk është shumë e njohur, shkakton shqetësime të ndryshme në lëkurë. Edhe pse është një kozmetik shumë i dashur nga gratë, kjo bojë e veçantë mund të shkaktojë probleme. Ajo përmban substanca toksike që gjenden në shumë produkte kozmetike, edhe tek më të njohurat të cilat mund të shkaktojnë dëme për lëkurën.
manikyri-2
Subsatanca
Në përbërjen e të gjithë manikyrave, përveç atyre që janë specifikisht anti alergjikë, gjendet një substancë e cila i jep mundësinë ngjyrës të ngjitet tek thoi, dhe në të njëjtën kohë ruan edhe shkëlqimin e manikyrit.
Pikërisht kjo substancë sjell probleme për rreth 30 për qind të grave dhe në 6 për qind të rasteve shkakton reaksione alergjike shumë të rënda.
Zbulimi ka ardhur pas një studimi të shkencëtarëve të fakultetit të Mjekësisë në Bolonja dhe sigurisht që ia vlen të merret parasysh.
Kur manikyri hyn në kontakt me lëkurën shkakton reagime të lëkurës të një natyre alergjike.
Simptomat klasike
Në lëkurë shfaqen eczema dhe bulëza të vogla me ujë nëpër gishta, por edhe në zona të tjera të trupit si dhe në fytyrë. Çfarë duhet të bëni? Natyrisht që duhet të hidhni tej manikyrët tuaj dhe të takoni dermatologun.a.h/noa

Related Posts: