Home »
» Aktorja amerikane, zbulon vrasësin e të atit në rrjetet sociale
Aktorja amerikane, zbulon vrasësin e të atit në rrjetet sociale
Kishte 26 vjet që jetonte me brengën në zemër që vrasësi i babait të saj ishte diku, akoma i lirë ndërsa i ati nuk ishte më në këtë botë.
Për këtë arsye, aktorja e Joselyn Martinez, protagoniste e serialit “Wives in the Heights” ka arritur që falë rrjeteve sociale dhe falë këmbënguljes së saj, të zbulojë dhe të arrestojë më në fund Justo Santos, njeriun që gjatë një mbrëmjeje në vitin 1986 vrau babanë e saj ndërsa ai ishte duke punuar në restorant.
Aktorja me origjinë domenikane ka gjetur të dhëna mbi vrasësin falë një rrjeti social dhe zbuloi se ai jetonte në Florida, kishte një firmë private dhe se nuk kishte ndërruar as emrin, por më e rëndëishmja, tiparet nuk kishin ndryshuar me kohën.
Më krenare ndihet e ëma. “Gjithnjë e kam ditur se herët e vonë ajo do e gjente. Dhe ia doli mbanë”, ka thënë.
Ndërsa policia vetë ka deklaruar se aktorja “është një dinamit i vërtetë. Ka bërë një punë të madhe. Praktikisht e ka zgjidhur vetë çështjen”, deklaruan nga policia.a.h/noa






