Studiuesit kanë analizuar 26 studime të mëparshme, duke konkluduar se ekziston aftësia për të parashikuar të ardhmen, mjafton të dish ta lexosh

Por me këtë nuk nënkuptohet besimi në numrat me fat apo lojërat e fatit, sepse aftësia jonë për të parashikuar të ardhmen lidhet më së shumti me aspekte ngushtësisht biologjike të ekzistencës sonë. Julia Mossbridge, drejtuese e studimit, në vend që të përdorë termin parashikim, që lidhet zakonisht me arbitraritetin, e përkufizon fenomenin si ‘aktivitet jonormal paraprak’.
Në shqyrtimin e tyre, studiuesit vunë re se personat e nënshtruar dy ose më shumë stimujve specifik të drejtuar për të qenë të parashikueshëm , prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik pas stimulit. Gjithashtu, aktiviteti që paraprinte stimulin ishte i vetëdrejtuar dhe ecte në të njëjtën vijë me vijë me aktivitetin biologjik të post-stimulim. Pra për të parashikuar momentin post-stimul, i duhet kushtuar rëndësi aktivitetit biologjik pak përpara tij, dhe duhet të arrihet të bëhet një lidhje mes tyre. Studiuesit morën në shqyrtim aktivitete të ndryshme biologjike si rrahjet e zemrës, zgjerimi i bebeve të syrit, tensioni i gjakut, duke vënë re se në disa raste aktivitetet para dhe pas stimulit shkonin në një drejtim.
Për ta bërë më të kapshme këtë ide, studiuesit sjellin shembullin e një nëpunësi i cili (në orarin e punës) është duke luajtur me një videogame përpara kompjuterit, ndërkohë që ka vënë edhe kufje, kështu që nuk mund ta dëgjojë shefin të hyjë në zyrë. Sipas të dhënave të studimit, nëse i kushtohet vëmendje shenjave të ndryshmit të aktivitetit tonë biologjik (të cilat fillojnë të shfaqen nga 2-10 sekonda përpara stimulit të vërtetë), do të dini të bëni lidhjen mes tyre dhe në rastin konkret, ky nëpunës do të kishte kohën e nevojshme për të fikur videolojën dhe muzikën për të rifilluar punën përpara se shefi të shkonte pranë tij.





