A është Tony Blair arsyeja e divorcit të Rupert Murdoch me Wendi Deng? (FOTO)

Pas lajmit se manjati Rupert Murdoch është ndarë nga e shoqja, Wendi Deng, interneti ka gëluar nga lajmet se shkak për ndarjen e çiftit është ish- kryeministri britanik, Tony Blair.
Aq të shumta kanë qenë spekulimet, sa vetë Blair ka hedhur poshtë zërat për një lidhje të mundshme të tij me Wendi Deng, 44 vjeç, me të cilën ka shumë miqësi.
Spekulimet u shtuan pas një postimi në Twitter nga një gazetar i BBC, me lidhje brenda kompanisë së Murdoch News Corporation.
Një zëdhënës i 60- vjeçarit Blair tha se nuk është e vërtetë që ai ka pasur një aferë me bukuroshen Deng.
Nuk është sekret se Deng dhe Blair janë shumë të afërt. Ish- kryeministri britanik është edhe kumbari i vajzës së madhe të çiftit, Grace.
82- vjeçari Murdoch mendohet se ka një pasuri prej së paku 6 miliard sterlina.
Burimet thonë se martesa 14- vjeçare e çiftit kishte kohë që nuk ecte siç duhet. Çifti ka dy vajza.
Çifti ka një marrëveshje paramartesore, që siguron se perandoria e Murdoch nuk do preket nga divorci.
Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shtatë shtëpitë e tyre.
Deng pati ndikuar në prishjen e martesës së çiftit amerikan Jake dhe Joyce Cherry, që e ndihmoi atë të vinte nga Kina në SHBA për të mësuar anglisht.
Ajo u arratis me 53- vjeçarin Cherry, që e ndihmoi atë të merrte kartën jeshile për të qëndruar në SHBA.
Martesa e tyre përfundoi shpejt pasi Cherry zbuloi se ajo shkonte me një mashkull sa gjysma e moshës së tij.
Deng është gruaja e tretë e Murdoch. Çifti u martua në vitin 1999, pasi u takuan në Hong Kong dy vite më parë.
Divorci paraardhës i Murdoch ka qenë një nga më të shtrenjtët në histori, duke i kushtuar atij 1.7 miliard dollarë.
Deng u bë e njohur pasi në vitin 2011, kur i shoqi Rupert Murdoch po dëshmonte në parlamentin anglez për skandalin e përgjimeve në një nga gazetat e tij, ai u sulmua nga një person me një copë kek. Deng u hodh në sulm për të mbrojtur të shoqin (VIDEO ME POSHTE), duke e goditur agresorin./ep

1
2
3
4
Tony Blair dhe Rupert Murdoch
Tony Blair dhe Rupert Murdoch
Wendi Deng dhe e shoqja e Tony Blair, Cherie
Wendi Deng dhe e shoqja e Tony Blair, Cherie