4-vjeçari vret babain me pistoletë

Një 4-vjeçar ka vrarë aksidentalisht babin e tij, mbasditen e së premtes në Prescott. Fëmija i vogël kishte qëlluar të atin 4 herë me armë zjarri, duke e lënë pa asnjë shenjë jete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku jetonin. Sipas policisë në banesë nuk ka pasur person tjetër.
“Mesa duket djali ka qenë shumë kurrioz për pistoletën e babit, ndërsa ka qenë duke luajtur me të, ka qëlluar të atin 4 herë në gjoks”- sqaron policia. /Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/