Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një lokal në ish-zonën e Bllokut në Tiranë. Zjarri ka rënë në një lokal në afërsi të Fakultetit të Drejtësisë dhe flakët e tij rrezikojnë gjithë ndërtesën.
Policia thotë se nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa zjarrëfikëse.
Ende nuk dihen shkaqet e tij, por zjarri ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke qenë se ajo është një zonë shumë e populluar, sidomos nga të rinjtë./b.l/gazetatema/Foto: Free Press Tirana
Home »
» Zjarr i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë (Video)






