Home »
» Vidhen kabllot, autostrada “Ibrahim Rugova” mbetet pa ndriçim
Vidhen kabllot, autostrada “Ibrahim Rugova” mbetet pa ndriçim
Autostrada “Ibrahim Rrugova”, pjesë e të ashtuquajturës Rrugë e Kombit, ka mbetur pa ndriçim.
KTV raporton se shkak është bërë vjedhja e kabllove elektrikë.
Policia konfirmon se vjedhjet kanë ndodhur në zonën e Prishtinës dhe në Prizren.
Policia thotë se ka arrestuar tre persona për këtë vjedhje.
Një zëdhënës i Ministrisë së Infrastrukturës thotë se vjedhja sjell një dëm të konsiderueshëm jo vetëm material, por edhe në imazhin e Rrugës së Kombit.
Dyshohet se kabllot janë vjedhur nga persona me uniforma, sikur të ishin punonjës të mirëmbajtjes./ep






