Një kamera në bordin e një makine ka fiksuar momentin e rrëzimit të një avioni në Afganistan.
Shtatë amerikanë, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, gjetën vdekjen pasi avioni u shkrumbua në tokë.
Ngjarja ndodhi të hënën pranë bazës ajrore Bagram në kryeqytetin Kabul.
Avioni Boeing 747- 400 duket se bën një ngritje normale, por më pas nis e shfaq probleme.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por NATO thotë se nuk ka pasur aktivitet të rebelëve në atë zonë.
Avioni ishte nisur për në Dubai dhe i përkiste një kompanie private./ep