Ushqimet kundër rrudhave, çfarë duhet të hamë që të mos plakemi


Për shumë femra, rrudhat janë një shqetësim kryesor. Të shumta janë ato që blejnë produktet kundra plakjes. Edhe pse shumë mendojnë se sekreti për një pamje më të re, është një koktejl me produkte shumë të thjeshta.
Boronica, avokadoja, lakrat, bostani, qumshti i sojës, orizi i zi, arrat, portokallet, etj, janë disa nga aleatet më të mira kundër efekteve të kalimit të kohës. Këtyre frutave dhe perimeve, nëse u shtohet edhe peshku atëherë kemi të bëjmë me një miks të fuqishëm kundër shenjave të kohës.
Peshku këshillohet të hahet të paktën dy herë në javë, pasi ai rigjallëron qelizat.
Yndyrnat dhe sheqernat armiqtë më të këqinj
Për të shmangur rrudhat lëkura duhet kuruar nga brenda me substanca antioksiduese dhe nga janshtë me substanca ushqyese siç janë vitaminat.
Produket që na plakin më shpejt janë ato që janë të pasura me yndyrna si kermrat, djathi, gjalpi dhe mishi i kuq. Edhe konsumimi i sheqerit lidhet me plakjen e lëkurës pasi ai zbeh rigjenerimin e saj dhe ul elasticitetin e kolagjenit.
Ndërkaq nuk duhet të harroni se për të patur një rezultat të shkëlqyer duhet të pini edhe shumë ujë, të pini sa më pak alkool, ose aspak nëse mundeni, si dhe të ulni kafeinën.a.h/noa