Home »
» Turqia ndalon konsumimin e alkoolit, Erdogan “pini ajron”
Turqia ndalon konsumimin e alkoolit, Erdogan “pini ajron”
Parlamenti turk ka miratuar ligjin kontrovers i cili ndalon shitjen dhe reklamimin e alkoolit.
Partia islamike e cila qeverisë me Turqinë, thotë se ligji do të mbrojë popullin, veçanërisht të rinjtë nga efektet e dëmshme që shkakton konsumimi i alkoolit.
Kritikët thonë se kjo është një lëvizje e re për të imponuar një axhendë islamike në një vend sekular, edhe pse populli turk i takon fesë islame.
Ligji ndalon shitjen e alkoolit, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, dhe ndalon edhe sponsorizimin e produkteve alkoolike.
“Pini ajron”
Sipas ligjit, imazhet e pijeve alkoolike do të duhet të mos paraqiten në televizione dhe të shqiptohen gjoba të rrepta për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të nënshkruhet nga presidenti Abdullah Gul, i cili pritet që këtë ta bëjë shumë shpejtë.
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan,i cili nuk pi alkool e as duhan, ka rekomanduar konsumim të ajronit në vend të alkoolit. Ai tha se ajroni si është pije kombëtare e Turqisë./reporteri