Topalli revoltohet për foton e gjyshit: ‘Njeriu mavi’ do marrë përgjigjen si i ati

Dikush mund të thotë se nuk ka sot asnjë forcë politike që mund të marrë flamurin e antikomunizmit, por fillimisht kryeministri Sali Berisha dhe tani kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, janë të bindur se përballë kanë bijtë e komunistëve, të cilët do i mposhtin siç i kanë mposhtur dy dekada më parë etërit e tyre.
Topalli ka reaguar e zemëruar pasi fotoja e gjyshit të saj, Gjon Gjoba, është përdorur në konventën e Partisë Socialiste.
Topalli thotë se Shqipëria do i përgjigjet ‘njeriut mavi’ njësoj siç iu përgjigj të atit.
“Gjon Çoba, ky është gjyshi im; Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet 20’. Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi t’u shuante genin e ta zëvendësonte dje me “njeriun e ri”…Sot “njeriu mavi” ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah “kalbsinave të vjetra” që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim… Shqipëria ka vetëm një përgjigje për “njeriun mavi”, të njëjtë, identik e të pandryshuar, atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si “njeriu i ri”, shkruan Topalli në Facebook./ep

jozi 2
jozi 3