Tiranë, digjet banesa, shpëtohet 2 vjeçari nga zjarrfikësit (video)

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve në një banesë që ishte përfshirë nga flakët, i ka shpëtuar jetën një fëmije të vogël, që kishte mbetur i bllokuar brenda. Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut elektrik, ku një shtëpi 2-katëshe u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën më shpejtësi. Mësohet se shkak i rënies zjarrit në banese ishtë një shkëndijë elektrike dhe më pas flakët përfshinë katin e dytë të shtëpisë. I zoti i shtëpisë menjëherë ka nxjerre familjen jashtë, ndërsa një prej fëmijëve mbeti i bllokuar brenda. Tre zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar punën filluar punën për neutralizimin e flakëve dhe më pas kanë nxjerrë nga banesa fëmijën që kishte ngelur brenda.
E zonja e shtëpisë që u përfshi nga flakët, ndërsa tregon çastet e rënies së zjarrit, falënderon zjarrfikësit për ndërhyrjen e në kohë dhe shpëtimin e fëmijës saj. Flakët e zjarrit shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, që sipas familjeve llogariten deri në 700 mijë lekë.