Terror në Londër/ “Betohem për Allahun se nuk do ndalojmë së luftuari me ju” (VIDEO)


londonNjë person, që mendohet se ka qenë ushtar, gjeti vdekjen pasi u vra nga dy persona të armatosur në një sulm të çmendur në një nga rrugët e Londrës.
Qeveria angleze po e trajton këtë si një akt terrorist.
Dëshmitarët tregojnë për skena horror. Ushtari u godit me makinë dhe më pas trupin e tij e copëtuan me hanxhar në mes të rrugës. Mendohet se ata ia prenë kokën ushtarit.
Dy të dyshuarit u plagosën gjatë një konfrontimi me armë me policinë dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Një video e personit që kreu aktin ka nisur të qarkullojë online.
“Betohemi për Allahun e plotfuqishëm se nuk do ndalojmë së luftuari me ju,” tha personi i akuzuar për sulmin.
Ai kërkoi falje për femrat që ishin dëshmitare të kësaj ngjarje./ep