“Ekonomia ka ndalur. Dështimi i modelit pasqyrohet qartë.
Që prej janarit të vitit 2011 janë mbyllur apo kanë pezulluar ngrirë aktivitetin më shumë se 19 mijë biznese. Kjo do të thotë që çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo çdo orë mbyllet një biznes.
Dështimi i modelit duket qartë se asnjë nga 8 zona ekonomike nuk u vu në punë.
Jo vetëm që nuk u vunë në punë, por asnjë tullë nuk është vënë në asnjë prej tyre.
Asnjë tullë që prej janar 2008 në Shëngjin
Asnjë tullë që prej janar 2008 në Koplik
Asnjë tullë që prej korrik 2008 në Shkodër
Asnjë tullë që prej janar 2009 në Lezhë
Asnjë tullë që prej qershor 2008 në Elbasan
Asnjë tullë që prej shkurt 2008 në Spitallë
Asnjë tullë që prej qershor 2008 në Vlorë
Asnjë tullë që prej shkurtit 2011 në Rrashbull
Bizneset vuajnë sepse qeveria u ka 200 milionë dollarë borxh punë publike të papaguara, ndërsa borxhi publik rritet frikshëm. Në shtator 2009 Saliu premtoi se do ta ulte nivelin e borxhit publik në 50% të PBB. Po ikën nga qeveria me borxh publik në nivelin 63,5%. Edhe fëmijët që lindin sot, e fillojnë jetën me më shumë se 3000 dollarë borxh. Borxhi publik është rritur me 295 milionë dollarë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Rritet 3,2 milionë dollarë në ditë. Rritet 140 mijë dollarë çdo orë.
Vetëm në vitin 2012 pagesat shërbimit të borxhit publik janë rreth 520 milionë USD.
Shërbimi i borxhit i ka kushtuar çdo familjeje shqiptare mesatarisht 60 USD në vitin 2012, shifër kjo më e madhe se faturat mujore mesatare të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm së bashku”, ka thënë Beqja.
Sipas tij, arsye për krizën në të cilën ndodhet biznesi, është edhe korrupsioni në rritje dhe ndryshimet e shpeshta dhe të pamenduara të ligjeve.
“Bizneset vuajnë sepse duhet të paguajnë taksën e korrupsionit.
Gjobat, presionet, penalizimet, zhvatjet, TVSH e parimbursuar kanë bërë që taksa e sheshtë nga 10% në letër të kërcejë në mbi 20% bazuar në atë çfarë paguajnë bizneset në të vërtetë.
Bizneset vuajë sepse duhet të paguajnë taksën e kohës.
6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 79 herë që nga shtatori 2005.
Bizneset vuajnë sepse qeveria ka dështuar me administrimin fiskal.
Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka arkëtuar 1,1 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.
Në 7 vitet e plota financiare 2006 – 2012 qeveria ka shpenzuar 1,3 miliardë dollarë më pak se programet e saj të fillim vitit.
Vuan biznesi i ndërtimit. Biznesi i ndërtimit rezidencial dhe biznesi i punëve publike. Shqipëria nuk ka ende një Plan të Përgjithshëm Kombëtar.
Vuan biznesi i turizmit. Qeveria mburret se turistët janë shtuar me miliona por të ardhurat nga turizmi janë në rënie të vazhdueshme që prej vitit 2009.
Në krahasim me 2009, të ardhurat nga turizmi në 2012 janë pakësuar me 365 milionë dollarë apo me 20%”, u shpreh ai.
Beqja ka thënë se 1 në 7 familje shqiptare jetojnë me asistencë sociale, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve jetojnë me rreth 230 dollarë në muaj. Për këtë arsye ai tha se duhet një ndryshim për ekonominë. Ai premtoi se PS do të hapë 300 mijë vende pune, nëse vjen në pushtet.
“Të ardhurat bruto mesatare mujore të familjeve që jetojnë me bujqësi e blegtori janë 224 dollarë. Çfarë të bëjë më parë me 225 dollarë në muaj një familje në fshat.
Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike janë shtuar në krahasim me vitin 2008. 1 në 7 familje jeton me ndihmë ekonomike vetëm 4 mijë lekë në muaj.
Ato përbëjnë aktualisht:
72 % të familjeve që jetojnë në Kukës
49 % të familjeve që jetojnë në Dibër
28 % të familjeve që jetojnë në Shkodër
23 % të familjeve që jetojnë në Lezhë
Kjo është Shqipëria pas 8 viteve qeverisje të Saliut.
Më e papunë
Më e varfër
Më e padrejtë
Më e pabarabartë
Prandaj duhet Rilindje”, përfundoi Beqja./b.l