Home »
» TemA TV/ Edi Rama në rolin e skenografit (VIDEO)
TemA TV/ Edi Rama në rolin e skenografit (VIDEO)
Edi Rama ka lënë zyrën e tij në mesditë dhe i është drejtuar Pallatit të Kongreseve, për të ndjekur nga afër përgatitjet e fundit për ngritjen e skenografisë së Konventës ku do të prezantohet programi politik qeverisës i opozitës.
Batutat e para ishin me sekretarin për Programin, Ilir Beqjen, të cilit i drejtohet: “merru me gjithçka tjetër, por jo me ngjyrat e skenografisë, se nuk ke lidhje me to”.
Ky interes i lartë i liderit të PS-së për paraqitjen, pra për formën veç përmbajtjes, është dëshmuar edhe përgjatë viteve kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Vetë Rama e ka pranuar se talenti dhe profesioni si piktor nuk është “përgjumur” asnjëherë brenda tij, por e ushtron pasionin për ngjyrat sa herë mundet.
Kreu i PS-së konsultohet me stafin e afërt për detajet e fundit të skenografisë të pasur me elementë, që veshin idetë e programit.
Ndërsa fotografja nuk i ndahet në asnjë moment. Janë ato fotot e veçanta që bëhen publike herë pas herë në media, shkrepur gjatë aktiviteteve të Ramës kryesisht jashtë zyrës.