Home »
» Si të motivoni veten për të bërë gjithçka
Si të motivoni veten për të bërë gjithçka
Ju e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni. Jeni në fokusuar në të gjitha rezultatet pozitive që do të vijnë pas përfundimit të detyrave të caktuara dhe më pas nuk ndosh asgjë. Pse? Sepse ju keni nevojë për motivim. Nëse do t`iu duhet të prisni për të atëherë do të duhet shumë kohë, pasi realiteti i motivimit është një mit. Ja tre arsye pse:
l. Motivimi asnjëherë nuk vjen para produktivitetit.
Kur ndiheni më të motivuar? Përpara se të filloni një projekt të madh apo pasi keni shpenzuar kohë dhe jeni marrë me të? Kur marrim angazhime të mëdha dhe të reja, shpesh ndihemi nervozë, pasi i drejtojmë vetes pyetje se çfarë do të mendojnë njerëzit rreth saj, si do të pritet etj. Por menjëherë pasi ju hyni në aksion dhe filloni të ndiheni produktiv në atë që po bëni, energjia rritet dhe ju jeni më të emocionuar për t`u përfshirë më shumë në punën që po bëni. Ky është momenti kur ndodh motivimi i vërtetë. Kështu që produktiviteti nuk është produkt i motivimit, por motivimi është produkt i produktivitetit.
2. Ju kontrolloni mënyrën se si ndiheni
William James, babai i psikologjisë moderne ka një thënie: “Unë nuk këndoj se jam i lumtur, jam i lumtur prandaj këndoj”. Në këtë rast mund të themi se ne nuk jemi produktivë se jemi të motivuar, por jemi të motivuar prandaj jemi produktivë. Aftësia për të qënë të kontrolluar. Aftësia për të qënë të motivuar nuk kontrollohet nga gjëra të jashtëme. Sigurisht që gjërat e jashtëme na motivojnë për gjëra të vogla, por për të patur një motivim të qëndrueshëm duhet ta kërkojmë brenda vetes.
3. Nuk ka sekrete për të arritur motivimin
I vetmi fakt është se sekreti i vetëm është ajo çfarë ju dini gjatë gjithë eksperiencës suaj. Punoni fort dhe përpiquni të merrni feedback. Ndani detyrat më të mëdha në ato më të vogla në mënyrë që ato të arrihen. Shikojini problemet në një tjetër perspektivë. Nëse i bëni të gjitha këto asnjëherë nuk do ta gjeni veten në vështirësi për të kërkuar motivim. Rrisni produktivitetin, në mënyrë që motivimi t`iu ndjekë ju.






