Dobësimi i eshtrave tanë ndodh gjatë plakjes, gjë që mund të shkaktojë thyerje dhe deformime. Që të pengoni komplikimet e tilla, ja si duhet mbajtur eshtrat …
- Kontrolloni a thua keni simptoma të osteoporozës. Nëse keni dhimbje në shpinë dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të eshtrave, është e mundshme të keni osteoporozën.
- Patjetër duhet vizituar mjeku
- Përdorni vitamina të pasura me kalcium, sepse kalciumi i mban të shëndoshë eshtrat.
- Pini shumë qumësht, sepse është i pasur me kalcium.
- Zvogëloni përdorimin e kafeinës, sepse kjo do t’ju ndihmojë në mbajtjen e eshtrave të shëndoshë. Kujdesuni që të mos përdorni ushqim tepërt të pasur me proteina (mish, peshk, arra, fëstëk… ), të cilat ndihmojnë që trupi të tajitë kalciumin.
- Filloni të ushtroni, ushtrimet janë të shkëlqyera për shëndetin e eshtrave. /telegrafi/






