Home »
» Shqipëri: Brenda 7 viteve janë marrë mbi 100 mijë diploma master
Shqipëri: Brenda 7 viteve janë marrë mbi 100 mijë diploma master
Brenda shtatë viteve në Shqipëri janë pranuar në ambientet e auditorëve mbi 100 mijë studentë në ciklin pasuniversitar.
Nga viti akademik 2006- 2007 kur në qendrën e publikimeve zyrtare shënohen kuotat e miratuara për master, atëherë kur nis edhe çelja e ciklit pasuniversitar, qeveria miratoi fillimisht më pak se 8 mijë kuota për master.
Në vitet e para kuotat kanë qenë 8 mijë deri në 9 mijë, ndërkohë që e përgjithshmja mesatare e kuotave të miratuara çdo vit është nga 10 deri në 15 mijë. Këtu pa llogaritur masterat part- time.
Janë rreth 110 mijë mastera të ciklit të plotë shkruhet në gazetën “Shqip” dhe përveç tyre, mbi këtë listë shtohet një listë tjetër studentësh, të cilët janë regjistruar part- time pas vitit 2007.
Përveç sistemit publik, kemi edhe sistemin privat, ku nuk gjenden në databazën e statistikave zyrtare numri i të diplomuarve.
Por, nisur nga numri i të regjistruarve gjatë këtyre 7 vjetëve llogaritet se numri i tyre mund të jetë rreth 50 mijë./Tema






