Home »
» Sherif Merdanit i vjedhin makinën 20.000 dollarëshe: E bleva me lekët e burgut
Sherif Merdanit i vjedhin makinën 20.000 dollarëshe: E bleva me lekët e burgut
Vidhet makina e makina e këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtari për News24, i cili denoncoi vjedhjen e makinës së tij tip ‘Citroen Pikaso’ me ngjyrë të zezë me targë, TR2824U, me vlerë prej 20 mijë eurosh. Këngëtari ka bërë kallëzimin në Komisariatin Numër 2.
Këngëtari në një prononcim i bëri thirrje hajdutëve që ti kthejnë makinën të cilën e ka blerë me shpërblimin e viteve të burgut të kryer gjatë diktaturës.
“Makina ndodhej në zonën “Dëshmorët e Lirisë”, ku unë banoj unë. Një ditë para vjedhjes i kanë thyer xhamin e parë, sepse djali kishte harruar çelësat rezervë brenda në makinë. Këtë gjë e dinim vetëm unë dhe djali dhe punëtorët e lavazhit. Unë xhamin e përmirësova e lidha dhe të nesërmen ika me gruan në kishën e Shën Ndoit (Laç) dhe pas ceremonisë e parkuam makinën ne territorin e shtëpisë dhe në mëngjes nuk e gjetëm më. Kjo ndodhi natën e së shtunës, (më18.05.2013). Menjëherë vajta në Komisariatin numër 2, që më morën informacionin. Deri tani ka vetëm dyshimi. Dua të bëj një thirrje, atyre që e kanë marrë. Duhet të dinë se Sherif Merdani i ka shlyer Zotit të gjitha dhe Zoti ia fali jetën. Kam punuar 11 vjet në minierë dhe shteti më dha 20 mijë euro shpërblim për vitet e burgut, më kanë vjedhur rininë time. Diktatura po vazhdon të më vrasë. Ju bëj thirrje të më sjellin makinën dhe të më kërkojnë të falur janë të falur nga unë”, deklaroi Merdani i prekur për News24.
Vjedhja është kryer më datë 18.05.2013, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./BW