Shëndeti dhe bukuria

Si të keni dhëmbë të bardhë për një buzëqeshje verbuese?


A mund të keni dhëmbë të bardhë dhe një buzëqeshje verbuese nga produkte natyrale? Sigurisht, ne po ju paraqesim disa këshilla për të pasur dhëmbë të bardhë duke ndjekur disa truke të thjeshta… *Kujdesi* Kush është ai apo ajo, që nuk dëshiron të ketë dhëmbë të bardhë dhe një buzëqeshje verbuese!? Buzëqeshja është mënyra më e mirë e komunikimit me njerëzit, transmeton besim dhe ndjenjë dashamirësie. Kjo është arsyeja pse duhet të keni gjithmonë dhëmbë të bardhë dhe të kuruar. Këshilla mjaft të vlefshme për këtë çështje ka dhënë italiania Laura De Luca, një eksperte e njoh... more »

Virusi i ri vdekjeprurës që po ngjall frikë


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mesa duket një koronavirus i ri (NCoV), mund të transmetohet mes njerëzve nga kontakti i afërt. Sipas BBC, ky njoftim vjen pasi Ministria e Shëndetësisë në Francë konfirmoi se një person i dytë e ka marrë virusin mesa duket nga kontakti njeri me njeri. Dy persona në Arabinë Saudite raportohet se kanë vdekur nga virusi. NCoV njihet si një virus që shkakton pneumoni ose insufiçencë renale. OBSH ka shprehur shqetësim në lidhje me potencialin e këtij virusi për t’u përhapur. Që prej vitit 2012, ka pasur 33 raste të konfirmuara në Europë dhe në L... more »

Rregullat e arta për parandalimin dhe kurimin e veshkave


*Gjithçka duhet të dini mbi veshkat, këshillat e mjekëve specialistë dhe ushqimet kuruese * Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tje... more »

Shtatë ushqimet që ju mbajnë të ri


Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Ja cilat janë ato. *Vaji i ullirit* * * Katër dekada më parë, një studim i realizuar në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidues të fo... more »

SUPLEMENT/Diabeti në verën e nxehtë, këshillat dhe ushqimet që duhet të përdorni


*Diabeti ka njohur rritje të rasteve vitet e fundit, ndërkohë që mjekët vënë alarmin për shifrat alarmante të tij. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se kjo sëmundje po kthehet në ‘pandemi’ globale. Sipas OBSH, diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë numërohen 200 milion diabetikë dhe në vitin 2025 mendohet të jenë 330 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës. Sipas OBSH, diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vi... more »

Celulit gjatë shtatzënisë: çfarë duhet bërë?


Produktet natyrore do të shmangin rrezikun e celulitit gjatë shtatzënisë. Ndiqni këto këshilla dhe padyshim do të njiheni me rezultatin e mrekullueshëm… *Jetë cilësore* Armiku i të gjitha grave? Nuk ka dyshime! Ai është celuliti! Kur ato janë shtatzëna, në zonat më kritike celuliti bëhet më i theksuar, dhe përdorimi i kremrave nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Për fat të keq shumë kremra anticelulitë përmbajnë substanca që nuk mund të asimilohen nga organizmi, sepse janë të rrezikshme: përbërësit aktivë të kozmetikës që absorbohen nëpërmjet gjakut mund të jenë të dëmshëm për fe... more »

Pjeshka, ky frut magjik!!!


** ** *Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me qime ose jo nuk ka rëndësi. Kudo që jeni “vidheni” një dhe konsumojeni. Ka vlera të pazëvendësueshme, përveç relaksit shëndetësor që të fal * Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundj... more »

Arra, një frut për t’u rizbuluar


Në saj të përmbajtjes së tyre të pasur me Omega 3, vitamina dhe minerale arrat duhet të konsiderohen si një prej ushqimeve më të rëndësishme për të gjithë ne. Njihuni me vlerat, përdorimet dhe llojet e tyre Fakte interesante në lidhje me arrat Arra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k! Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700-ën! 99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia. Arrat gjith... more »

Bimët popullore që kurojnë gjëndrat tiroide


Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës h... more »

5 mite që duhen rrëzuar mbi reumantizmën, gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjen


** *Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Artriti, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shu... more »

Ja si të kuroni diabetin me ushqime, perime dhe fruta


*Këshillat nga specialistët për pacientët e sheqerit* Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri ës... more »

Kurat popullore për sëmundjet e mëlçisë


*Këshillat e specialistëve për mënyrat e përgatitjes dhe përdorimin e tyre* Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fsh... more »

Ja si të zhdukni erën e keqe të këmbëve!


Erë e keqe këmbësh?! Përdorimi i disa metodave natyrale bën që ju t’i shpëtoni këmbët tuaja përgjithmonë nga ky shqetësim mjaft i bezdisshëm. Këto mënyra janë efikase dhe aspak të kushtueshme… *Teknikat* Për çfarë janë të dobishme mënyrat shëruese natyrale? Për faktin se kanë qenë rezistuese gjatë gjithë kohërave. Në këtë rast ato do t’ju ndihmojë të hiqni erën e keqe të këmbëve. Padyshim që farmacitë ofrojnë shumë produkte, kremra, deodorant etj. Por shumë persona kërkojnë të përdorin të njëjtat produkte që përdornin dikur gjyshet e tyre, të cilat ishin mjaft efikase dhe të lir... more »

Rënia e dhëmbëve dhe sëmundjet e zemrës


Studimi i shkencëtarëve suedezë nga Universiteti i Upsalës ka lidhur rënien e dhëmbëve me praninë e një vargu të faktorëve të rrezikut për sëmundje të zemrës. Është zbuluar se te personat e rritur, të cilëve u bien dhëmbët dukshëm më e madhe ka qenë shpeshtësia e diabetit, mbi peshës, shtypjes së lartë të gjakut dhe konsumimit të duhanit. Në studim janë përdorur të dhënat e gati 16 mijë personave nga 39 shtete. Është vërtetuar gjithashtu që reduktimi i numrit të dhëmbëve të mbetur është i lidhur me rritjen proporcionale të nivelit të enzimës së dëmshme, e cila nxit inflamacione dhe... more »

Këshilla për prindërit e rinj


Të rrisësh një fëmijë për herë të parë është një proces i cili kërkon shumë kohë dhe energji, por në të njëjtën kohë do t’ju dhurojë lumturinë më të madhe FëmijëtTë bëhesh prind është një detyrë e panjohur për shumicën prej nesh deri në momentin kur kjo ndodh dhe krejt papritur mbi dy partnerët fillojnë të bien shumë detyra. [image: femije i vogel (4)] Të kujdesesh për një fëmijë të porsalindur është kënaqësi dhe lodhje më vete. Ata që kanë përgatitjen e duhur, mund ta përjetojnë si një përvojë të bukur, të tjerëve do t’ju duhet kohë të kryejnë detyrimet dhe të përjetojnë lum... more »

Dieta mesdhetare - Na largon bllokimin e arterieve dhe atakun kardiak


Nëse je në mbipeshë, me kolesterol dhe rrezikon të sëmuresh nga zemra, një dietë mesdhetare me vaj ulliri, arra, peshk e mish të bardhë, të ndihmon që pa u kursyer në shije, të jetosh më gjatë e më mirë *Dieta mesdhetare* *GINA KOLATA, NYT* Rreth 30 për qind e atakëve kardiakë, bllokimit të arterieve dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen mes njerëzve me rrezik të lartë nëse ata kalojnë te dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, arra, groshë, peshk, fruta dhe zarzavate dhe madje edhe nëse pinë verë gjatë çdo vakti, zbuloi një studim i madh dhe rigo... more »

Ushtrimet që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancereve


***Aktiviteti fizik në këtë rast përfshin të ecurit, notin, vallëzimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e biçikletës, punë në kopsht* Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime të moderuara, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulinë-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre... more »

A mund të dobësoheni në një ditë?!


A është e mundur që të dobësoheni për një ditë? Me disa truke mund të humbisni peshë në një kohë shumë të shkurtër *Të jetoni shëndetshëm* *Të gjitha truket për të humbur kilet* Mos u frikësoni nëse peshorja ju shënon ndonjë kile më tepër, sepse është e mundur të dobësoheni edhe në një ditë nëse ndiqen disa këshilla të vyera. Në fakt ekzistojnë shumë mundësi dhe truke për të humbur peshë gjatë ditës. E rëndësishme është që të kuptoni atë se çfarë doni të bëni dhe të kini durim për ta çuar deri në fund planin për t’u dobësuar. Ju do ta shihni që të dobësoheni në një ditë duke ndj... more »

Kur ushqimet krijojnë varësi si droga


Disa shkencëtarë mendojnë se ekziston një sëmundje, një lloj varësie nga ushqimi, njësoj si me drogën dhe alkoolin dhe mendojnë se mund ta luftojnë këtë sëmundje me të njëjtat metoda *Mbipesha* *Sally Marlow** Shkencëtarët janë të ndarë sa i përket idesë nëse ushqimi shkakton varësi, njësoj si drogat dhe se mos është pikërisht varësia nga ushqimi, shkaku i rritjes së obezitetit në shkallë botërore. A ekziston me të vërtetë varësia nga ushqimi? Dhe nëse ekziston, si mund të luftohet? Të heqësh qafe varësinë është me të vërtetë shumë e vështirë. Çdokush që është përpjekur ndonjëhe... more »

Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme


Dietologët na sugjerojnë dhjetë formulat kryesore, të cilat kombinojnë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, për të na ndihmuar të ndryshojmë stilin e jetës. Ndiqni 10 këshillat e mëposhtme për të bërë jetë më të shëndetshme. 1. *Pakësoni yndyrën, por mos e eliminoni* Mos e hiqni yndyrën krejtësisht nga ushqyerja juaj. Nga 25 deri në 30 për qind e energjisë ditore të marrë nga një i rritur duhet të plotësohet nga yndyrat. Ushqyerja pa yndyrë pengon djegien e vetë shtresave të yndyrës në trup. Pra nëse ju e hiqni yndyrën nga ushqyerja juaj nuk mund të shpëtoni nga ynd... more »

Çka nuk duhet të bëni kur partnerja është para lindjes?


Kur një femër është në proces të lindjes, vërtet nuk është koha për t’u tallur me dukjen e saj, për të flirtuar me infermieret, ose për të treguar se sa shumë të ditur jeni. Nëse i bëni këto veprime, ju do të keni më shumë gjasa të përballemi me një shpërthim mllefi ose ndoshta edhe me ndonjë grusht (ose më keq). Nëse nuk doni që partnerja juaj të zemërohet, të shqetësohet ose të bëhet më e parehatshme se sa tashmë është, mos i thoni ose bëni këto gjëra: 1. Mos shprehni mërzi ose padurim Shembull: “Kjo po zgjat përgjithmonë”! “Edhe sa kohë”? “Ne kemi lexuar se lindja kryhet... more »

SUPLEMENT/ Zemra dhe tensioni në stinën e verës, këshillat e mjekëve dhe recetat natyrale


** *Zemra rrezikohet më shumë në stinën e verës. Mjekët janë të predispozuar të këshillojnë pacientët që të kujdesen më tepër për shëndetin e tyre në stinën e nxehtë. Për shkak të temperaturave të larta zemra është më e rrezikuar për të shfaqur probleme, sidomos te mosha e thyer. Zemra “vret” thuajse më shumë se çdo sëmundje tjetër. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Për këtë qëllim në suplementin e sotëm gazeta “Tirana Observer”, shpjegon faktorët e riskut që ndikojnë në sëmundjet kard... more »

Si të motivoni veten për të bërë gjithçka


** *Ju e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni. Jeni në fokusuar në të gjitha rezultatet pozitive që do të vijnë pas përfundimit të detyrave të caktuara dhe më pas nuk ndosh asgjë. Pse? Sepse ju keni nevojë për motivim. Nëse do t`iu duhet të prisni për të atëherë do të duhet shumë kohë, pasi realiteti i motivimit është një mit. Ja tre arsye pse:* *l. Motivimi asnjëherë nuk vjen para produktivitetit.* *Kur ndiheni më të motivuar? Përpara se të filloni një projekt të madh apo pasi keni shpenzuar kohë dhe jeni marrë me të? Kur marrim angazhime të mëdha dhe të reja, shpesh ndihemi n... more »

Stresi dhe rënia e flokëve, si mund të kuroheni…


Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme te femrat dhe te meshkujt, por më e theksuar është te meshkujt. Po përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre? *Shëndeti* Telogen effluvium është forma më e përhapur e rënies së zakonshme të flokëve nga një stres fizik ose psikologjik. Ky proces ndodh për shkak të një tranzicioni të përshpejtuar të fijeve të flokëve duke filluar nga faza anagen (faza e rritjes) në fazën catagen (rritja kalimtare) dhe në fund në telogen (faza e... more »

Shkakton “injorancë” të përkohshme


Ja përse nuk duhet të merrni vendime në avion: ndryshimi i presionit atmosferik i jep trurit më pak oksigjen dhe e ul performancën e tij *Avioni* *Nga Fiona Macrae* Herën tjetër që do të udhëtoni, keni një justifikim shkencor për të mos punuar. Fikeni kompjuterin tuaj portabël, shijoni pamjen, pijet dhe filmat që jepen në avion. Është momenti të qetësoheni dhe të mos mendoni për asgjë tjetër, pasi vetë presioni i ajrit ju bën “më pak të mençur”. Sipas doktorëve të aviacionit britanik, udhëtimi me avion e bën shumë më të vështirë aftësinë tonë për të menduar. Profesor Davin Gradue... more »

Prindërit e butë dhe fëmijët e përkëdhelur


*Që ata të mos ju komandojnë!* Prindërit dhe fëmijët kanë ndryshuar. Ka një shtim të tepërt të numrit të fëmijëve të përkëdhelur si pasojë e prindërve të butë që plotësojnë çdo dëshirë të tyre. Pse faji bie mbi vetë prindërit? Çfarë duhet të bëjnë ata që të rrisin fëmijë të shëndetshëm për t’u përballur me jetën? Sindroma e fëmijëve tekanjozë dhe mënyra për t’i disiplinuar. Jo të gjithë fëmijët sillen në mënyrë perfekte. Ka shumë prej tyre që dallojnë për kokfortësinë si dhe të qenurit të përkëdhelur. Ka një kufij që një fëmijë mund ta kapërcejë dhe për fat të mirë prindërit mund t... more »

Përse duhet të vrapojmë?


** *Studime të ndryshme kanë treguar se të mirat që vijnë nga vrapi janë të llojeve të ndryshme. Duke filluar me reduktimin e stresit e deri në luftimin që i bën sëmundjeve të ndryshme me origjinë kanceroze. Vrapi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë * * * *Redukton Stresin* * * Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mi... more »

Lëkura: Dielli, sezoni i parandalimit


Pranvera tashmë ka ardhur dhe ju duhet të jeni gati për t’u përballur me diellin. Masat parandaluese, mbrojtëse dhe rregullat për lëkurën, flokët dhe sytë. Ja disa nga këshillat më të dobishme për pranverën Më së fundi erdhën të shumëpriturat ditët me diell dhe çdokush nga ne “rinis jetën” me ajrin jashtë mureve të shtëpisë apo të punës. E gjithë kjo për ne sjell përfitime për organizmin tonë duke qenë se dielli dhe drita nxisin sintetizimin e Vitaminës D, përmirësojnë humorin dhe zbusin dhimbjen e muskujve. Por, përpos këtyre të mirave, ekspozimi i menjëhershëm, sidomos i lëkur... more »

Mënyra më e mirë e të ushqyerit sipas moshës


** *Ushqyesit në trupin tuaj shkaktojnë ndryshime, ndërsa mosha juaj rritet, gjë që do të thotë se ajo që ju bëri mirë në moshën 20-vjeçare, mund të mos funksionojë po aq mirë në moshën 40-vjeçare. Ndiq këto këshilla për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor…* * **Dieta* *Kur je 20, ha salmon* Të njëzetat nuk janë gjithmonë kohë thjesht qejfi dhe gallate, por për fat të mirë, përtypja e këtij peshku të ujërave të ftohta, mund të ndihmojë për të parandaluar apo trajtuar depresionin, një gjendje ku gratë kanë gati dy herë më shumë shanse të bien sesa burrat. Për fat të keq, një... more »

STUDIMI/20 këshilla speciale të kuruar diabetin


** *Ushqimet dhe perimet që luftojnë sëmundjen e sheqerit* *Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi). Ka tre lloje kryesore diabeti: Diabeti i tipit 1 (i quajtur “diabet i varur nga insulina”) shkaktohet nga mosprodhimi i insulinës. Diabeti i tipit 2 (i quajtur “diabet i pavarur nga insulina”) vjen ngaqë trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën. Njerëzit që janë mbipeshë ose nuk kryejnë v... more »

Sa orë gjumë duhet të flemë?


Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme jetësore të organizmit tonë. Duke qenë i tillë, një studim më i fundit i vë vulën çështjes se sa orë gjumë duhet të flemë…. *Regjimi* Sa orë gjumi nevojiten për të rikuperuar sa më mirë energjitë e harxhuara gjatë ditës? Teoritë për këtë çështje janë të ndryshme. Deri në fund të shekullit të kaluar, mendohej se mjaftonin 4 deri në 5 orë, por kërkimet që kishin çuar në këtë konkluzion nuk ishin të bindshme. Ndërkohë një studim më i kujdesshëm është kryer nga David Dinges, nga Laboratori i Kronobiologjisë në Universitetin e Pensil... more »

12 ushqimet që pastrojnë mëlçinë


* * *Mëlçia luan një rol thelbësor në procesin e metabolizmit. Përmes saj kalojnë të gjitha substancat që hyjnë në trup, mes tyre edhe toksinat dhe ilaçet. Për të pasur një shëndet të mirë është e domosdoshme të ndjekim një mënyrë korrekte ushqyerjeje, me bazë frutat dhe perimet, të cilat janë thelbësore për dezintoksikimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e proceseve të tij të brendshme. Po cilat janë disa prej ushqimeve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet? Ja një listë prej 12 prej tyre, nga perimet jeshile deri tek hudhrat. * 1. Perimet jeshile Perimet me ngjyrë jeshile, ku domin... more »

Mamatë e reja, më të shëndetshme dhe të lumtura kur punojnë


*Sipas një studimi, nga dy universitete amerikane, gratë që kthehen në punë, pasi kanë lindur një fëmijë, janë në gjendje më të mirë fizike dhe mendore, krahasuar me ato që e kanë lënë punën ose punojnë part-time* *Puna* *Mamatë e reja, më të shëndetshme dhe të lumtura nëse punojnë me kohë të plotë* Mbajtja e shtëpisë dhe e punës në të njëjtën kohë, nuk duhet t’i trembë nënat e reja. Përkundrazi, ato që janë në gjendje të kujdesen për familjen dhe që nuk e lënë pas karrierën, janë më të shëndetshme dhe të lumtura se ato që nuk e bëjnë këtë gjë. Në këto konkluzione kanë arritur disa ... more »

Studime


*Vaksinë e ADN-së kundër kancereve* Të luftosh kancerin me një vaksinë e cila ndalon qelizat tumorale ti nënshtrohen mekanizmit të shkatërrimit të sistemit imunitar, kjo është një prej rrugëve të cilat po studiojnë shkencëtarët për të luftuar të keqen. Eksperimentet e para kanë nisur tek tumoret në zorrë të trashë, melanomës, kancerit të prostatës dhe gjirit. Sipas studimit italian publikuar në revistën “Human Gene Therapy”, jep informacione se si mund të përmirësohen protokollet mjekësore bazuar në këto eksperimente. Sipas këtij studimi vaksina e ADN-së çon sasi më të mëdha se bë... more »

Shtatë ushqimet që luftojnë artritin Personat që vuajnë nga artriti çdo ditë përballen me dhimbjet, ndërsa ndryshimet e vogla në shprehitë ushqyese mund të lehtësojnë ato dhimbje


Ushqimet që përmbajnë më së shumti vitamina të cilat të ndihmojnë në luftimin e simptomave të artritit reumatik në mënyrë që të keni më të lehtë përballimin e sëmundjes. Artriti është inflamacion i nyjave, por në fakt është simptomë, e cili ka shumë shkaqe. Artriti prek njerëzit e të gjithë grupmoshave, por më së shpeshti më të prekur janë personat e moshës së mesme dhe më të moshuarit. Femrat më shpesh se meshkujt preken nga artriti. Ushqimi nuk mund të shërojë artritin, por mund të lehtësojë simptomat. Personat që vuajnë nga artriti çdo ditë përballen me dhimbjet, ndërsa ndryshim... more »

Si të trukoheni në vetëm 5 minuta


Si të trukoheni brenda 5 minutave për të evituar vonesën? Kjo është e mundur falë katër këshillave të thjeshta: aplikoni krem hidratues me ngjyrë, rimel, shkëlqyes buzësh dhe ton për faqet *Këshillat* [image: trukimi (4)] Ngarkesa me punët e përditshme shtëpiake, impenjimet në punë dhe ora e zgjimit, që duket sikur bie gjithmonë shumë vonë, ju pengojnë që të trukoheni ashtu siç do të donit. Me të drejtë keni ngritur shqetësimin se kur mund të gjeni kohën e përshtatshme për t’u lyer! Ideale do të ishte që t’ia dilnit të trukoheshit për një kohë fare të shkurtër dhe madje me mjaft... more »

5 rregullat e arta të ushqyerjes


Cilat janë 5 rregullat e arta për një ushqyerje të shëndetshme dhe perfekte? Ne po jua zbulojmë nëpërmjet këtij artikulli tepër interesant dhe të dobishëm… *Dieta* Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme ndonjëherë kërkon ndonjë sakrificë, por edhe një bazë të mirë informacioni. Po, sepse kur flitet për dieta dhe një ushqyerje korrekte të zakonshme, kemi nevojë për informacionet e duhura që na ndihmojnë të hamë më mirë dhe së dyti të mbrojmë shëndetin tonë. Këtë duhet ta bëjmë pavarësisht planeve të momentit për t’u dobësuar apo shëndoshur. Duhet të jemi të informuar për ushqimet ... more »

Receta, ja si ta kuroni zemrën me çaj murrizi


*Shëndet/Dieta mesdhetare për të mbrojtur zemrën, ushqimet që e shërojnë atë * ** *Mbroni zemrën me lëngun e murrizit* Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopu... more »