SHBA “korrigjon” Berishën, Shqipëria nuk i plotëson kriteret për heqje vizash



Lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në SHBA. Aktualisht lejohen 37 vende, më pak nga BE. Ambasada e SHBA-ve: Refuzimi i vizave duhet 3%, Shqipëria e ka 40.5%



Shqipëria nuk bën pjesë në listën e vendeve që mund të     udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve. Aktualisht janë vetëm 37 vende në të gjithë botën që udhëtojnë të lirë për në    Amerikë, por jo Shqipëria, dhe as shumë vende të tjera të     zhvilluara të BE-së.

Refuzimi i vizave

Ambasada Amerikane ka bërë një sqarim në lidhje me mënyrën se si mund të hiqen vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në sqarim thuhet se Programi i Udhëtimit pa Vizë qeveriset me ligj dhe ka një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se të nisë marrja në shqyrtim për anëtarësi në PUV. Sipas ambasadës, në ligjin aktual kërkohet që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind, dhe të hyjnë në marrëveshje për të ndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara. Niveli i refuzimit të     vizave në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 për qind.

Vendet pa viza

Në total janë vetëm 37 vende që mund të lëvizin pa viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Mes tyre janë vendet më të zhvilluara në botë, por jo të gjitha vendet e BE-së. Lista e vendeve rishikohet rregullisht. Por edhe këto vende që janë në listë, sërish kanë kërkesa specifike. PUV u lejon qytetarëve të vendeve pjesëmarrëse që të udhëtojnë drejt SHBA pa viza për të qëndruar për 90 ditë ose më pak, kur plotësojnë të gjitha kërkesat. Udhëtarët duhet të përdorin PUV, por edhe duhet të kenë një aprovim nga Sistemi Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit.

E-pasaporta

SEAU në fakt është një autorizim që jepet nga Departamenti për Sigurinë e Brendshme në SHBA. Pasi viziton këtë faqe, bën një pagesë dhe sheh nëse plotëson kushtet për të udhëtuar. Natyrisht për të udhëtuar drejt SHBA duhet të kesh një biletë kthimi dhe duhet të udhëtosh me një avion ose anije të aprovuar në SHBA. Po ashtu duhet të kesh një pasaportë që përmbush disa kritere dhe që ndryshe quhet e- pasaporta.
Lista e vendeve që udhëtojnë pa viza në SHBA

Andorra

Hungaria

Zelanda e Re

Australia

Islanda

Norvegjia

Austria

Irlanda

Portugalia

Belgjika

Italia

San Marino

Brunei

Japonia

Singapori

Republika Çeke

Letonia

Sllovakia

Danimarka

Lihtenshtejni

Sllovenia

Estonia

Lituania

Koreja e Jugut

Finlanda

Luksemburgu

Spanja

Franca

Malta

Suedia

Gjermania

Monako

Zvicra

Greqia

Holanda

Tajvani

Britania e Madhe