Nga: Kajtaz Gecaj
Serbët e veriut të Kosovës janë zotuar se deri në fund të kësaj jave do ta formojnë Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, në të cilin, siç kanë thënë, “do të barten përgjegjësitë e shtetit të Serbisë”. Liderë serbë të veriut të Kosovës janë mbledhur të hënën në veri të Mitrovicës për ta shqyrtuar situatën për miratimin e Planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Qeverisë së Serbisë. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa kryetarë paralelë të komunave në jug të Ibrit, të cilët kanë kërkuar që në Kuvendin e KAK-së të përfshihen të gjitha komunat e Kosovës me delegatët që do t’i dërgojnë kuvendet e tyre. Njëri nga ata, Marjan Shariq, kryetar paralel i Rahovecit, është ankuar se serbët askush nuk i ka pyetur për marrëveshjen dhe as që e dinë se çfarë përmban ajo.
“Në këtë moment nuk kemi fare besim në institucionet kosovare, por nuk kemi besim as në Qeverinë e Serbisë, kur bëhet fjalë për këtë marrëveshje. Na ka hyrë frika në palcë dhe jetojmë në ankth se çfarë do të bëhet më tutje me ne. Serbët e kësaj ane me të drejtë pyesin se a do të mund t’i marrin edhe më tutje pagat dhe pensionet dhe në cilin sistem të arsimit do të shkollohen fëmijët e tyre. Nuk ka rrugëdalje tjetër, pos ta kemi edhe ne kuvendin tonë, në të cilin do të mund të marrim vendime, t’i aprovojmë ligjet dhe të jetojmë si njerëz”, ka thënë Shariq.
Ndërkaq, deputeti në Kuvendin e Serbisë nga radhët e SDS-së së Koshtunicës, Marko Jakshiq, i cili është edhe kryetar i bashkësisë së komunave serbe, tha se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës. “Të gjitha strukturat politike të veriut kemi pasur një takim të përbashkët, të hënën. Në atë takim jemi marrë vesh që deri në fund të javës ta formojnë kuvendin, në të cilin do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit të Serbisë. Kjo është e drejtë jona kushtetuese”, u ka thënë Jakshiq medieve lokale serbe në Mitrovicë. Ai shtoi se me vendimin që ka marrë Qeveria e Serbisë për ta miratuar planin e zbatimit të Marrëveshjes, kanë rënë në ujë garancitë, të cilat nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka dhënë popullit, si dhe, siç tha ai, “edhe përralla se serbët do të mbajnë dokumentet personale dhe se në diplomat universitare dhe ato të shkollave do të jenë vulat e Serbisë”.
Në anën tjetër Oliver Ivanoviq, ish-sekretar i Ministrisë për Kosovën në qeverinë e kaluar serbe, tha se marrëveshja nuk mund të zbatohet me shpejtësi. “Koha është faktor shumë serioz në këtë situatë dhe me rëndësi është që kjo kohë të mos lëshohet”, ka thënë Ivanoviq, i cili nuk e ka komentuar vendimin për formimin e Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës. Sipas tij, do të jetë e domosdoshme që në periudhën e ardhshme të rriten kontaktet me njerëzit me të cilët ka të bëjë marrëveshja. “Ne mangësitë tona i dimë. Në takimet tona me përfaqësuesit e qeverisë, ne u themi për mangësitë, ndërsa ata na përgjigjen për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes. Mendoj se një komunikim i mirë, jo vetëm i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, por edhe të gjithë ministrave, të cilët kanë numër të madh të të punësuarve, do të ishte efikas dhe do të jepte rezultate të mira”, ka thënë Ivanoviq.
Ndonëse, konsideron se detajet e marrëveshjes kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme, Ivanoviq pohon se nuk pret probleme të mëdha. Ai ripërsëriti se Qeveria e Serbisë ka marrë qëndrim të fortë dhe të vendosur sa i përket marrëveshjes dhe se në këtë qëndrim nuk do të lëshojë pe. “Për këtë arsye, alternativa më e mirë është marrëveshja me Qeverinë e Serbisë“, ka siguruar Oliver Ivanoviq./zëri