Rritet çmimi i vezëve në Maqedoni


Sistem tokësor në vend të atyre me kafaz për kultivimin  e pulave parashikojnë ndryshimet në Ligjin për mirëqenien e kafshëve. Kjo, sipas agjencisë për ushqim dhe veterinari, do ta rrisë çmimin e vezëve, sepse prodhimtaria gjatë mënyrës së tillë të prodhimit është më e vogël.
Ndryshimet ligjore duhet të sjellen më së voni deri në muajin korrik të këtij viti, por afati për sjelljen e kësaj risie është shtyrë dhe duhet të realizohet më së voni gjashtë muaj deri në hyrjen e Maqedonisë në BE.
Ashtu siç tha sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski, me ndryshimet e ligjit do të ndalohet kultivimi i kafshëve për prodhimin e lëkurës, si dhe për shfrytëzimin e tyre në cirk. Komision i veçantë, i pavarur, profesional do të vendosë edhe si të trajtohen kafshët, nëse dhe sa do të mund të shfrytëzohen në qëllimet shkencore.
Runtevski në takim me gazetarët informon se edhe thertoret do të duhet të caktojnë person përgjegjës për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, i cila do të jetë paraprakisht i trajnuar dhe me certifikatë adekuate. Kjo, megjithatë, duhet të garantojë se personeli në thertore punon sipas ligjit dhe rregullave dhe vepron sipas procedurave standarde operative.
Ndryshimet ligjore, potencon drejtori, janë para se gjithash në drejtim të harmonizimit me rregullativën evropiane.