Home »
» Receta e bukurisë së modeles – kastraveci…
Receta e bukurisë së modeles – kastraveci…
Ndonëse i ka mbushur të 39-tat, modelja Kate Moss vazhdon të ketë rol protagonist në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës.
Edhe pse pi shumë duhan, bën jetë nate dhe konsumon sasi të konsiderueshme alkooli, Kate vazhdon të ketë një lëkurë shumë të shëndetshme, thua se nuk e ka ndjerë fare trysninë e viteve.
Nëse doni të mësoni se cili është sekreti i saj, atë e zbulon vetë modelja duke thënë “Çdo ditë, sidomos në mëngjes, fus fytyrën në një enë me ujë të ftohtë, ku brenda kam hedhur copa akulli dhe feta kastraveci”.
Pra, me këtë mënyrë ajo vazhdon të duket si vajzë e re. Dhe këtu vlen shprehja: një 40-vjeçare, baras me dy 20-vjeçare./tribuna






