Rebeli sirian i ha zemrën ushtarit, ndërsa Perëndimi ngre dyshime për ta ((VIDEO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE))




(VIDEO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)

Një video është postuar në internet ku duket një rebel sirian duke i hapur gjoksin dhe duke i nxjerrë zemrën një ushtari.
Më pas rebeli i ha zemrën atij. Dyshohet se rebeli është Abu Sakkar, themelues i brigadës Farouq.
Pasi i nxjerr zemrën, ai i drejtohet kamerës dhe thotë: “Betohem në Zot se do u hamë zemrat dhe mëlçitë, ju ushtarëve të Bashar qenit”.
Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se është krim lufte masakrimi i trupit të armikut.
Por frika më e madhe është se ata që quhen opozitë në Siri, dhe që po luftojnë kundër Assad, janë një përzierje e frikshme me terroristë dhe ekstremistë.
Ndërkohë kryeministri britanik, David Cameron ka ndërmarrë një seri takimesh me liderët e SHBA dhe të Rusisë, për të diskutuar mundësinë e një ndërhyrje ushtarake në Siri.
Qëllimi është që të identifikohet fillimisht një opozitë e vërtetë, që do e çojë vendin drejt lirisë dhe demokracisë./ep