Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 29 Maj 2013


RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE 
Fsh. Hajvali, Prishtine 28.05.2013 – 18:30. Njesiti i DHTN ka ndaluar dy vetura nje me targa vendore dhe nje me targa te Shqipërisë gjate kontrollit brenda ne vetura kanë gjetur dhe konfiskuar 20, 433 kg substance te dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Ne lidhje me rastin janë arrestuar katër meshkuj /Shqiptar dy shtetas te Shqipërisë dhe dy te Kosovës. Me vendim te Prokurorit personat e dyshuar dërgohen ne mbajtje.
TRAFIKIM ME NJERËZ
Prishtinë 15.05.2013-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale të trafikimit të viktimës femër K/Shqiptare. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ,ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr.Dardani, F.Kosovë  28.05.2013-08:10. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Zastava M-48 cal.9mm, një karikatorë me tre fishek. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
DËMTIM PRONE 
Fsh. Fushticë,Drenas Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar i kishte dëmtuar (thyer) dritaren e veturës së viktimës. Vlera e dëmit të sakatuar është rreth 150 €.Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPERTHYES
Fushticë e ultë, Gllogovc  28.05.2013-13:30. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në pyll kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar pa incidente.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
  • Fsh. Makovc, Prishtinë  28.05.2013-13:35 . Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njejti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.
  • Kolevicë, Prishtinë  28.05.2013-12:30. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njejti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.
  • Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë  28.05.2013-13:30. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njejti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Qikatovë e Vjetër, Gllogovc  28.05.2013-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njejti gjatë vozitjes me automjet ka goditur një këmbësor mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi , ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje .
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME 
Bregu i Diellit ,Prishtinë  29.05.2013 -00:45 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull k/Shqiptar (këmbësor) pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në Q.K.U.

RAJONI I GJILANIT
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Labjan, Novobërdë 28.05.2013-14:00. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njejti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit
RAJONI I FERIZAJT
VJEDHJE
Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj  27.04.2013-10:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 28.05.2013 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Ashkali pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në nje barnatore  pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

RAJONI I PRIZRENIT
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Xërxe, Rahovec  01.05.2013-23:25. Në lidhje me rastin raportohet se më 28.05.2013 policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.


AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh.Kramovik, Rahovec  27.05.2013 – 23:00 . Raportohet se një i dyshuar mashkull K/ Shqiptar deri ishte duke lëvizur me veturën e tij civile duke mos respektuar shenjat në komunikacion ka renë nga një urë e cila ishte e dëmtuar me ç’rast ngasësi dhe pesë pasagjer tre meshkuj dhe dy femra K/Shqiptar-e kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.


ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Suharekë 28.05.2013-13:40. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njejti është dërguar në mbajtje në burgun e Dubravës.

RAJONI I PEJËS
 LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Rastavicë ,Deçan  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke e goditur me grushta. Motivi i incidentit është një kontest pronësor të cilin e kanë mes veti të dyshuarit dhe viktima. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit Dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje,kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. 
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPERTHYES
Fsh. Brovin, Gjakovë  28.05.2013-16:25. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në një fushë afër pyllit kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore janë duke siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar njësit përkatëse për ta tërhequr mjetin e dyshuar.

RAJONI I MITROVICËS
 DETYRIM
Vushtrri 27.05.2013-21:30. Viktima mashkull K/Shqiptar pronar i objektit te  autopjesëve ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri para lokalit të tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cal.7.62mm. Viktima ka deklaruar se i dyshuari para një muaji kishte kërkuar nga viktima 10.000€. Njësit policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit .I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
KANOSJE ME ARMË 
Fsh. Prekaz ,Skenderaj  28.05.2013 -18:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur se do ta vriste me armë viktimën mashkull K/Shqiptar (djalin e tij) Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 fishek të cilën i dyshuari e kishte në dorë në momentin e arritjes së njësive policore në vend ngjarje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:një revole TT me një karikator dhe 26 fishek 7.62 mm dhe një revole Bereta me 41 fishek 9 mm. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

FALSIFIKIM DOKUMENTI-SHMANGIE NGA DOGANA 
Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë  13.04.2013-NN. I dyshuari mashkull Serb pronar i biznesit te nje pompe ne Leposaviq kishte regjistruar automjetin e tij me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin automjeti (autobus ) është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar , rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Tunel i parë, Mitrovicë  28.05.2013-17:00. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë, nga pakujdesia ka goditur një fëmijë këmbësor mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

AKSIDENT TRAFIKU
Fsh.Maxhunaj, magj.Prishtinë-Mitrovicë  28.05.2013-17:42. Raportohet se një veture civile me ngasës mashkull K/Shqiptar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga, ku si pasoj vozitësi dhe një pasagjer mashkull K/ Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
POLICIA KUFITARE
DHËNIE E RYSHFETIT
PKK. Dheu i Bardh  28.05.2013-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Serb shtetas i Serbisë pasi që i njejti në prezantim të dokumenteve i ka ofruar policit mito 10€ . Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajte.

ARMËMBAJTJE PA LEJE 
PKK-Vermicë  28.05.2013 -23:05 Njësitë policore gjatë kontrollit të veturës me targa vendore me të cilën po udhëtonte (pasagjer) i dyshuari mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me gas dhe 2 fishek të njëjtës revole. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar,rasti vazhdon në procedurë të rregullt
STATISTIKA E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 1

Aksidente me të lënduar 14

Aksidente pa të lënduar 37

Tiketa trafiku të shqiptuara 1038

Arrestime 33

Në mbajtje 22/ZIMP