Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 27 Maj 2013


RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE-LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Bregu i Diellit, Prishtine  25.05.2013 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njejtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër kanë tentuar të thyejnë një lokal pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës, duke vënë pengesa me çrast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të rënda në dorën e djathtë gjatë rrëzimit. I dyshuari tjetër në Stacionin Policor ka kanosur zyrtarin policor. Tek të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një boks hekuri dhe një shufër metali. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
ZJARR
Rr. 27 Nëntori, Prishtinë  26.05.2013 – 16:17. Raportohet se për shkaqe të panjohura është kapluar nga zjarri shtëpia pronë e viktimës femër K/Shqiptare. Njesitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES 
Fsh. Bakshi Obiliq  26.05.2013 16:41 min. Ankuesi mashkull K/Shqiptar informon se derisa ishte duke rrënuar shtëpinë e tij, në murin e saj ka vërejtur një mjet të dyshimtë që dyshohet se është granat dore. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar njësia për deminim KFOR-i të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.

RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Rr. Kongresi i Manastirit, Viti  26.05.2013 – 16:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me fjalë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar lidhur me një tregti mishi. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RAJONI I PRIZRENIT
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Ngucat, Malisheve  26.05.2013 – 10:20. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave në ngasës meshkuj K/Shqiptar. Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura Audi  nga pakujdesia godet veturën tjetër Opel  me çrast lëndime trupore pësojnë dy ngasësit dhe dy pasagjeret në dy veturat meshkuj K/Shqiptar. Të lënduarit dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

RAJONI I PEJËS
LËNDIM TRUPOR
Rr. Zhujë Veseli,Peje  26.05.2013-11:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje – konteksti pronësor janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor për shkak të lëndimeve trupore. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovice  26.05.2013 – 14:36. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete Suzuki  me ngasës mashkull K/Shqiptar, një veturë Pasat  me ngasës mashkull K/Shqiptar dhe veturës Mercedes  ngasës mashkull K/Shqiptar. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtueses së lëvizjes nga drejtuesi i motoçikletës i cili humb kontrollin dhe përplaset fillimisht në veturën pasat e më pas edhe në veturën tjetër Mercedes i cili ishte i parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

POLICIA KUFITARE
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Pogragjë – Uglar- Gjilan  26.05.2013 07:50 min. Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili duke drejtuar një kamionetë të tipit Daimler Benz i cili transportonte 140 kafaze me pula ku kishte gjithsejtë 1960 pula, dhe nuk posedonte kurrfarë dokumenti që vërtetojnë prejardhjen e tyre. Me urdhër të Prokurorit janë konfiskuar kamioneta dhe pulat. Pulat janë konfiskuar nga njësia e AUVK-së për ti asgjësuar pasi që dyshohet se janë të kontrabanduara.
STATISTIKA E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 000

Aksidente me të lënduar 009

Aksidente pa të lënduar 031

Tiketa trafiku të shqiptuara 631

Arrestime 007

Në mbajtje 005/ZIMP