Kanali televiziv “RT” postoi në YouTube fragmente të filmimit operativ, në të cilin është xhiruar momenti i arrestimit të spiunit amerikan Ryan Christopher Fogle. Video përfshin gjithashtu fillimin e dorëzimit të Ryan Christopher Fogle palës amerikane. Nga fjalët e artikuluara në këtë filmim prej përfaqësuesit të shërbimeve ruse të zbulimit rezulton se Ryan Christopher Fogle është përpjekur të rekrutojë një bashkëpunëtor të Shërbimit Federal të Sigurimit, i cili merrej me luftën kundër terrorizmit në Kaukazin e Veriut. Siç u njoftua më parë, Ryan Christopher Fogle u arrestua në Moskë natën e datës 14 maj nga oficerët e kundërzbulimit rus. |
Home »
» Publikohet videoja e arrestimit të spiunit amerikan në Moskë