Policia e EULEX në bashkëpunim me Njësitin e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës ka arrestuar sot pesë persona, që janë duke u hetuar për krime luftë kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.
Të arrestuarit janë Sami Lushtarku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi.
Një prej të arrestuarve po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte.
Krimet janë kryer në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc të Skënderajt.
Po kështu Prokuroria Speciale ka ngritur akt- akuzë edhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet i PDK-së, Sami Lushtakut, kryetar i Komunës së Skënderajt, Sabit Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës dhe disa të tjerëve, raporton Koha Ditore.
Mediat bëjnë me dije se ata akuzohen për torturim, dhunim dhe keqtrajtim të popullsisë civile gjatë luftës./ep