Përshkallëzohen tensionet/ Rusia publikon emrin e shefit të CIA-s në Moskë


Ryan Fogle
Rusia ka publikuar emrin e shefit të agjencisë së inteligjencës amerikane në Moskë- një lëvizje që thyen protokollin diplomatik.
Sipas BBC, ky veprim pason vendimin për të dëbuar një diplomat amerikan, Ryan Fogle, që akuzohet se ka tentuar që të rekrutojë një agjent të inteligjencës ruse si spiun amerikan.
Fogle, që mendohet se punonte për CIA-n, u arrestua të martën, ndërsa mbante veshur një paruke bionde.
Rusia thotë se e ka paralajmëruar shefin e CIA-s në Moskë që në vitin 2011, që të ndalojë rekturimet provokative të spiunëve.
Një zyrtar anonim i agjencisë së inteligjencës ruse tha të premten se nëse përpjekjet e amerikanëve për rekrutime vazhdojnë, ata do të ndërmarrin hapa të njëjtë në lidhje me oficerët e CIA-s.
Rusia ka bërë të ditur emrin e plotë të shefit të CIA-s, por është e paqartë nëse ai vazhdon të jetë sërish në detyrë apo jo.
Një e përditshme ruse shkruan se Ryan Fogle u arrestua ndërsa po përpiqej që të rekrutonte një agjent rus të kundër- terrorizmit në rajonin e Kaukazit. Agjenti rus po hetonte për të dyshuarit për sulmin me bomba në Maratonën e Bostonit.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë bërë akoma komente.
Tensionet mes SHBA dhe Rusisë janë në rritje edhe sa i përket çështjes së Rusisë. Këta të fundit përkrahin presidentin, kurse amerikanët rebelët. Dërgimi i armëve të rënda ruse në Siri ka shqetësuar amerikanët. Armët ruse mund të shkatërrojnë edhe anije në një distancë të largët./ep