Home »
» Për gjumë të rehatshëm, ja ç’duhet të konsumoni
Për gjumë të rehatshëm, ja ç’duhet të konsumoni
Sekreti për të bërë një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni rreth 90 minuta para se të flini.
Është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë.
Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur.
Lexoni ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit, dhe pas konsumimit të tyre do të flini si bebe.
1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, një relaksues i muskujve.
2. Çaji kamomil – Kamomil është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet.
3. Qumështi i ngrohtë – Ky nuk është një mit. Qumështi ka disa triptofanit, një aminoacid që ka efekt qetësues si dhe kalcium.
4. Mjalti – Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji. Ai do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje.
5. Tërshëra- Ato janë burimi një ndjenje gjumi.
6. Bajamet – Një grusht me bajame do t’iu bëjë të bëni një gjumë të qetë duke qenë se ato përmbajnë triptofan dhe magnez për relaksimin e muskujve. /Indeksonline






