PD, Vorpsi: Rama në Vlorë per te evituar ballafaqimin nga historiku i dështimeve në Tiranë


Laura Vorpsi

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e PS-se, Edi Rama se eshte arratisur drejt Vlores per te evituar ballafaqimin nga historiku i dështimeve në Tiranë.
Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi ka thene se platforma e tij “akuzo, moho, trillo – ç’të mundesh”, tashme dihet prej te gjitheve.
Ajo ka numeruar investimet e qeverise per Vloren, investime qe sipas saj i dine fare mire qytetaret.
“Por Edi Rama, vëtem akuzon dhe mohon çdo njërin nga këto projekte.

Në fakt, Rama postoi në blogun e tij dy ditë më parë, se e kish marrë malli për Vlorën e kohës së Enverit, sepse Edi Rama kërkon të na kthejë mbrapa.

Ai ka bllokuar zhvillimin dhe progresin me bojkote, me greva urie dhe protesta të dhunshme. Ky është historiku i Edi Ramës, kjo është alternativa që ofron”-tha ajo.
Sipas saj, ndoshta kjo është arsyeja pse Edi Rama po fshihet brenda, ne pallatin e sportit këto dite plot diell për të paraqitur modelin Kokëdhima-Rama pasi Ai e di se me Koçon ju fik fuashata dhe alternativa që ofron nuk mund të mbushë sheshet me njerëz.
“Me 23 Qershor, ne e dimë se qytetarët e Vlorës do të zgjedhin të ecin përpara!”- tha ajo.

Vorpsi: Investimet ne Vlore

Qytetarët e dinë se Ne kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar rrugë në të gjithë Vlorën.  Kemi përgjysmuar distancën kohore nga Vlora në Tiranë: rrugë si ajo
Vlorë – Fier, Vlorë – Levan , Levan – Tepelenë, Kote-Sevaster-Kalivac, Sarande – Konispol-Delvine,
Rruga Sarande-Pllakë-Xarrë pa harruar edhe ndërtimin e Tunelit të Vlorës.
Qytetarët e dinë se kanë përfituar ndihmë financiare 4.173 fermerë për të mbjellë ullishte, sera dhe mbështetje për përmirësimin e sistemit vaditës.
Qytetarët e dinë se kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar 50 shkolla, duke futur edhe shkollën e re të Lagjes 24 Maji në Vlorë, konviktin për shkollën e mesme në qytetin e Sarandës, shkollën e ciklit të ulët dhe kopshtin në Bamatat në Bashkinë e Delvinës. Gjithashtu kemi rikonstruktuar edhe Universitetin e Vlorës.
Qytetarët e dinë që kemi zgjeruar Spitalin e Sarandës dhe kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar qëndra shëndetësore në Gërnec, kemi ndërtuar ambulancën e re në Ksamil dhe Ciflik, kemi rikonstruktuar qëndrën shëndetësore në Vllahinë dhe Sevaster.
Qytetarët e dinë se kemi përmirësuar furnizimin me ujë falë Ujësjellësit të Vlorës.
Dhe qytetarët e dinë që Ne kemi nxitur dhe investuar në projekte madhore si:
Hidrocentrali i Sasaj, Petroliferia në Vlorë dhe përmirësimet që janë bërë në Portin e Vlorës.
Janë hapur mbi 6.500 biznese të reja në Vlorë falë taksës së sheshtë 10% dhe turizimi është rritur si rezultat i projekteve të restaurimit të Manastirit 40 Shënjtorët, ndërtimi i Sheshit të Flamurit, dhe rikonstruksioni i Muzeut të Pavarësisë.
Këto janë vetëm disa nga gjërat që kemi bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve./panorama