PD, sulm faqeve të rrjeteve sociale të Ramës dhe deputetëve socialistë

edi
Përveç sulmeve me anë të deklaratave politike, PD ka nisur edhe një tjetër betejë ndaj opozitës. Bëhet fjalë për luftën kibernetike.
E nisën me deputetin më kritik të opozitës, Erjon Braçe, postimet e të cilit në “Facebook” kur përmendej emri i Sali Berishës, zhdukeshin në mënyrë automatike. Madje, faqja e tij është marrë disa herë nga hackerat.
Kjo gjë ndodhi edhe me nënkryetarin socialist, Namik Dokle dhe së fundmi edhe me kreun e PS-së, Edi Rama.
TCH raporton se dy ditët e fundit nga faqja e Ramës janë fshirë një postim ku çdo qytetar mund të llogariste përfitimin nga taksimi ndeërshëm, përfshi një spot në formën e videos i quajtur “Përfshiu në Rilindje”.
“Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale mësohet se kjo kryhet nëpërmjet krijimit  nje scripti automatik, me të cilin kanë lidhur butonin “report”, i cili shërben për të denoncuar çdo gjë të pahijshme në “Facebook”.
Ky script vendoset në faqe të klikuara dhe kur njerëzit klikojnë për të lexuar praktikisht pa dijeninë e tyre, bëjnë teknikisht një report për postin e Ramës.
Një tjetër metodë është futja e njerzve të caktuar me llogari të rreme, gjoja si mbështetës të Ramës të cilët më pas i dërgojnë serverit qëndrorë të
”Facebook”, denoncime të postimeve të kryesocialistit”, sqaron TCH këtë fenomen më të fundit./b.l