Shalimar i Guerlain: është nga parfumet e parë orientalë që kanë ekzistuar. I krijuar në 1925 nga Guerlain, ai është një parfum luksoz i pavdekshëm. Historia e krijimit të këtij parfumi është shumë argëtuese. Në 1889, Aimé Guerlain krijoi Jicky, parfumi i parë i bërë duke u nisur nga elementë sintezë. Më vonë, një anëtar i familjes Guerlain padashje la të bien disa pika vanilje në shishen e Jicky…. U bë Shalimar! Përbërja e këtij parfumi të madh, që përzien trëndafilin, bergamotin, jaseminin, vaniljen dhe bathët, është në të njëjtën kohë e freskët dhe joshëse: e aftë të thërrasë një dritë romantike dhe sensuale, të mbyllur në shishen e firmosur Baccarat. Ende sot çdo vit shiten pothuajse 1 milion shishe të këtij parfumi.
Chanel N° 5: është parfumi më i shitur në botë që nga data e krijimit të tij në 1921! Në atë kohë, Gabrielle Chanel i kërkoi një “hundë” të famshme Ernest Beaux, të krijonte për të një aromë që të mishëronte elegancën e përjetshme. Beaux i paraqiti dhjetë kampione dhe ajo zgjodhi nr 5; prej kësaj mori emrin parfumi, që do tw hidhej më vonë në treg, në ditën e pestë të muajit të pestë të vitit. Shishe më linjë mimimaliste, simbol i stilit Chanel, aromë e pavdekshme.
Angel i Thierry Mugler: ky parfum ka shënuar një epokë dhe vazhdon të ketë sukses për origjinalitetin dhe aromën e tij. Krijuesi i tij, me këtë aromë dëshironte të krijonte një parfum që do të perceptohej nga të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke provokuar një ndjenjë të ngjashme me dashurinë, aq sensuale sa të bën “ta hash”. Në fakt Angel bën të fluturosh në aromën e karameles, çokollatës së përzier me bimë. Ka qenë një revolucion në një epokë në të cilën parfumeria nuk kishte shfrytëzuar ende këtë lloj parfumi.
Miss Dior i Dior: Ky parfum jashtëzakonisht femëror ka lindur në 1948, për nder të Catherine, motra e Christin Dior. I krijuar për të festuar çlirimin, shpreh dëshirën për të rifituar kënaqësitë, duke përmbledhur dëshirë dhe feminilitet absolut. Miss Dior frymëzohet nga aromat e trëndafilit dhe jaseminit: Në prill të 2005, parfumi ikonë është rishikuar falë Miss Dior Chérie. John Galliano deshi ta rinojë pa ndryshuar natyrën e saj: ja një sukses i ri, në nder të krijimtarisë së Christian Dior.o.k/noa






