Misioni qytetar i artistit dhe fundërrinat e realizmit socialist
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 hours ago
*Nga Nebil Çika* Arti është forca që ka ndryshuar më shumë se kushdo tjetër botën në mënyrë paqësore. Kështu, shumë artistë të njohur të botës, shkrimtarë, piktorë, aktorë, këngëtarë janë më shumë të njohur për mirë e për keq për ndikimet e tyre në zhvillimet politike e shoqërore dhe roli i tyre është i shënuar tashmë në histori. Autori i njohur Pol Xhons në librin e tij “Intelektualët” nxjerr rolin e shumë prej tyre në zhvillimet politike më të spikatura të planetit. Artisti, shkrimtari, intelektuali, me mesazhin e përcjellë nëpërmjet veprës me apo pa dashje jep mesazhe politi... more »
Politika, një këngëtar dhe bezimi në Zot
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 hours ago
*Çelo Hoxha* Deri të shtunën në mëngjes nuk e njihja e Dr. Florin. Një miku im më shpjegoi gjithçka: Dr. Flori është këngëtar, ka kënduar me Edi Ramën në dy fushata elektorale (2003, 2009), dhe së fundi (në prag të fushatës), kishte bërë një këngë kundër Edi Ramës. Miku im, gazetar, kishte ndjekur, rastësisht, emisionin e Arian Çanit në çastin që fliste Dr. Flori. Kështu mësoi për fatin e këngëtarit socialist të zemëruar me grigjën e vetë edhe miku im që edhe ai, ashtu si unë, nuk ka lidhje me atë lloj muzike. Socialistët e zemëruar kanë qenë të shumtë kohët e fundit. Kastriot Islam... more »
Kohë e lirë dhe kohë e mohuar
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 hours ago
*Besnik Sopoti* Mendimi i lirë, ai që lind e zhvillohet brenda nesh lidhet me kohën intime të njeriut -individ, me atë të drejtë pra të ligjëshme e të pamohueshme që duhet të ketë çdo pjestar i një shoqërie vërtetë demokratike që ruan e shpreh haptas ndjenjat e mendimet e gjithkujt.Njeriu-individ, ndryshe nga njeriu-masë është ai që mendon dhe krijon në mënyrë të pavarur prej kushteve në të cilat ndodhet e, duke u larguar e shkëputur prej të tjerëve, gjen jo vetëm përmasën e vetvetes por edhe ate të botës në kuptimin e vërtetë të fjalës. Individi ka qenë gjithmonë në kohë, por ... more »
Përse Berisha po prodhon një armik të ri amerikan?
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 hours ago
*Nga Mero Baze* Sulmi i kryeministrit Berisha ndaj ambasadorit të SHBA në Tiranë kërkon të zhvendosë axhendën reale të bisedimeve të qeverisë amerikane me qeverinë shqiptare lidhur me krizën e zgjedhjeve dhe nevojën urgjente të rikompozimit të KQZ. Një ditë para vizitës së së zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë, Jonathan Moore, Berisha po përpiqet t’i dërgojë sinjale SHBA se mes tyre ekziston një “problem më i rëndësishëm se ai i zgjedhjeve” dhe ky është problemi “Aleksandër Arvizu”. Sulmi, i cili duket i koordinuar me një udhëtim urgjent në Tiranë të shefit të kompanisë Podesta, ... more »
Ligji, drejtoreshë, ligji!
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 13 hours ago
*Nga Edi Rama* Dje, drejtoresha e “Ismail Qemalit” i kishte vënë gjoksin fushatës së Partisë Demokratike në ballin e “Panoramës”. I bënte jehonë kryeministrit, që tha në miting se kryetari i opozitës paskej kërcënuar një drejtoreshë shkolle. Në fakt, mjafton të lexosh dy mesazhet që i kam çuar drejtoreshës e që ajo i kishte bërë publike, për të kuptuar se jo vetëm nuk e kam kërcënuar, po jam përpjekur ta ndihmoj dy herë zonjën e pasjellshme, duke i kujtuar detyrën e saj përpara Kushtetutës e ligjit, mësuesve e nxënësve. Herën e parë u përpoqa ta ndihmoj, pasi mbylli telefonin duk... more »
Përmbytje, përmbytje!
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 14 hours ago
** *Nga Pëllumb Kulla* E thënë… Nuk i mungon asgjë e megjithatë ndjehet që kyeministri i ngjirur i Shqipërisë vuan që në këtë fushatë nuk i ka ai gurët që ka në dorë opozita. Oh çfarë do t’i bënte ai qeverisjes! Për arsimin e lartë, fjala vjen… Për ata nja dyqind universitete private që kanë mbirë si kërpudhat në tërë territorin e vendit. Që me një llogari jo shumë korrekte mund t’i binte një universitet për çdo 123 fshatarë! Mbase dy a tre universitete do t’i kursente, se është mëkat të godasësh në tërësi, por ama shumicën… Ja, do të mjaftonte universiteti Kristal, me atë rastin ... more »
KË DO TË SHTYPNI?!
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 15 hours ago
*MONIKA SHOSHORI STAFA* Në ditën e hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve, pikërisht kur pritej që qytetarëve t’u ofrohej një mjedis festiv, me shtendosjen e natyrshme që sjell mundësia për të ushtruar vullnet politik të drejtpërdrejtë, ndodhi diçka që nuk pritej. Sigla muzikore e muajit elektoral të njërës prej partive të para të sistemit tonë politik bipartiak, dekoruar me parti e partiza përreth, do të ishte vargu i këngës së njohur “We will rock you!” – “Ne do t’ju shkelim me këmbë!”. Ky varg, në variantin e muzikuar, mbyllet pikërisht me ritmin e rreptë të çizmes që përpla... more »
Është fushatë dhe partitë kanë ngritur redaksitë e tyre gazetareske
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 15 hours ago
Edicionet e lajmeve dhe programet televizive talk show janë të dominuara tanimë nga politika. Madje, është politika që, në një masë a në një tjetër, ka nën kontroll qoftë lajmet, qoftë vetë programet talk show. Politikanët që ftohen në këto të fundit nuk është se kanë rënë dakord me moderatorin e programit. Jo, nuk është moderatori që zgjedh të ftuarit. Moderatori zgjedh vetëm temën; madje dhe këtë, jo gjithmonë. Ndërsa pjesëmarrësit në debatin e tij caktohen nga shtabet elektorale. Fjala vjen, për të ftuar Olldashin e Lamen në Opinion, ku pastaj patën një ménage a trois të dhunshë... more »
Çfarë na thonë sondazhet
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 15 hours ago
*Skënder Minxhozi* Në fund të majit të vitit 2009, kompania e njohur amerikane e sondazheve “Zogby International” nisi intervistimin “sy më sy” të një mijë shqiptarëve të përzgjedhur rastësisht, me qëllim testimin e preferencave elektorale të tyre. Pas një muaji, më 28 qershor, vendi do të votonte për të rinovuar Parlamentin dhe qeverinë. Rezultati i “Zogby”, në fakt i katërti në radhë (pas sondazheve të muajve janar, mars e prill 2009), do të konfirmonte një tendencë që asokohe ra si një kambanë alarmi në veshët e opozitës. Prej janarit, kur sondazhi i parë i “Zogby” e nxirrte PS f... more »
Më prit veç pak…
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago
*Nga Juxhin Çela* Ekziston një lidhje e ndërsjellë midis frymës së induktuar tek studentët e universiteteve sot, dhe frymës së injektuar tek klasat sociale, politike dhe ekonomike në të ardhmen. Për pasojë, mendësia e reflektuar në brezin e sotëm universitar do të jetë edhe mendësia e atyre që do të vënë në lëvizje ingranazhet e zhvillimit të së nesërmes. Qartësisht, kur shqetësohemi për nivelin e sotëm të shkollimit nëpër universitetet shqiptare, duhet të shqetësohemi edhe për fatin e Shqipërisë të pas 10 apo 15 viteve. Mund të shtrohen e vërtetohen argumente të pafundmë mbi kët... more »
Kombi dhe shteti
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 days ago
Nexhmedin Spahiu Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar. Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit por në emër të Perëndisë apo fuqisë së tyre personale. Kombet janë pronare të shteteve modern... more »
Elitat e gabuara
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 4 days ago
*ELSA BALLAURI* * * Eshtë e çuditshme se sapo flitet për domosdoshmërinë e elitave si rol udhëheqës dhe i domosdoshëm, ka një ngathtësi dhe mungesë entuziazmi për të bërë një analizë më të thellë. A janë elitat një boshllëk që e rëndon dhe e shpërqendron më shumë sistemin e ri dhe të brishtë demokratik që kemi, apo thjesht janë një frazeologji e sforcuar që e përsëritim herë pas here për hir të imitimit dhe pamundësisë për të arritur nevojën e pakundërshtueshme të vlerave të vërteta? Dhe a mund ta përmirësojnë dhe riparojnë ato konfuzionin tonë të gjatë në kërkim të vlerave, apo... more »
DEBATI TELEVIZIV RAMA-BERISHA?
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 4 days ago
*BLEDAR KURTI* Kjo fushatë zgjedhore i ka të gjitha elementet e një fushate moderne. Vihet re një përqendrim i partive politike në përdorimin e masmedias, si dhe një shfrytëzim maksimal i rrjeteve sociale si “Facebook” e “Twitter”, dhe praktikimin e ideve të reja në marrëdhënien me publikun. Të gjitha skuadrat kanë hartuar strategjinë e punës, kanë mbyllur listat e deputetëve, po zbatojnë këshillat e kompanive të huaja konsulente të kontraktuara për fushatën, kanë ngritur zyrat elektorale, kanë ngritur banderolat dhe po ngjisin posterat, e gjëra të tjera si këto, të cilat përsë... more »
Shqiptarët mes evropianizmit dhe nacionalizmit maqedonas
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 4 days ago
*Nga Emin Azemi* Izolimi i Maqedonisë po ndodh në kohën kur axhenda evropiane e saj është zëvendësuar nga oferta bajate nacionaliste e politikanëve maqedonas. Për dallim nga disa shtete të Ballkanit ku nacionalizmi etnik nuk po kalon pa qortim dhe ndëshkim nga komuniteti ndërkombëtar, kjo nuk po ndodh edhe me Maqedoninë. Ky mosndëshkim ndërkombëtar i politikave nacionaliste të Shkupit zyrtar, nga elita politike maqedonase, është përkthyer si gjoja mosinteresim i Brukselit dhe Uashingtonit për raportet e brendshme ndëretnike e politike dhe fokusim i tyre për kontekstin rajonal të ... more »
Copërat e një pranvere jo “shqiptare”
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
*Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.* *Nga Koloreto Cukali** Para shumë muajsh, nuk e di pse, isha në pritje të një “pranvere shqiptare”. Jo pranverë të vërtetë, me heronj e me barrikada, por një “diçka” rizgjuese. Nuk ka. Nuk ka për të patur. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një “pranverë shqiptare” me çfarëdo procesi tjetër zhvillimi. Ndoshta jemi në këtë pikë të dëshpëruar sepse nuk patëm një revo... more »
Diplomacia e turpit!
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
*Nga Arbana Xharra* Militantë të partisë, kushërinj, balldëska, asistent/e, sekretaresha, persona që s’dinë t’i lidhin dy fjalë anglisht e as gjuhë të tjera të vendeve ku kanë shkuar, vetëm pse e kanë “krahun e fortë” janë ndërtuesit e imazhit të Kosovës. Përfaqësues diplomatikë jashtë vendit, për më keq, tash po del se janë edhe njerëz me dosje si të dyshuar nga Prokuroria. Diplomacia e Kosovës ka dërguar në Tiranë ambasador, të dyshuarin “për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës” (sipas EULEX-it). Dërgimi i Sylejman Selimit në postin më të ... more »
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
*Nga Andi Bushati* * * Në mini-dokumentarin që u shfaq gjatë prezantimit të Edi Ramës në Vlorë, pati një episod mjaft domethënës që u kalua pothuajse në heshtje nga mediat dhe komentatorët. Aty nga mesi i këtij materiali, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër, tregoi një ndodhi të dy viteve më parë. Sipas rrëfimit gati epik të Linda Ramës, në 28 janarin e vitit 2011, ka pasur një plan për vrasjen e kreut të opozitës. Më saktë, për të qenë konkret me citimin që gjithkush mund ta shohë në You Toube, për “eliminimin fizik të tij”. Fjala është për atë ditë kur opozita e bashkua... more »
Mbi Metën Kryeministër
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
*Mentor Nazarko* Me natyrshmëri, besnikë të së kaluarës së tyre, mediat e të gjithë vendit u përqendruan në një deklaratë të një deputeti të LSI-së, zotit Nasip Naço, se “Shqipëria do të ketë Kryeministër Ilir Metën” dhe çdo deklaratë që u nxit prej saj. Për këtë arsye, mediat thirrën në skenë vetë kreun e LSI-së, zotin Meta, i cili nuk bëri një mohim kategorik të këtij pohimi. Nuk tha as se s’kam ndër mend të bëhem Kryeministër dhe as se Kryeministër do të jetë zoti Rama. Por pohoi se marrëdhëniet me PS-në janë konstruktive, se ka sintoni, se këto marrëdhënie nesër zhvilloh... more »
Fokus/Kosova kërkon marrëveshje tregtare me BE
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
“Southeast European Times” Duke nisur një marrëveshje të rregjimit të lirë tregtar me BE, si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Shoqërimit, Kosova shpreson të rrisë sasinë e prodhimeve bujqësore që eksporton në 27 vendet anëtare me qëllim që të përmirësojë të ardhurat. Arta Istrefi, një këshilltare e ministrit të tregtisë së Kosovës tha se analiza e ministrisë në ndikimin ekonomik të marrëveshjes tregtare me BE pasqyron gjendjen e tanishme të ekonomisë dhe pasojat e mundshme të liberalizmit të tregtisë me Bashkimin. "Për herë të parë kemi një listë paraprake të sektorëve... more »
Shpirti i turmës dhe i askushmërisë
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 5 days ago
Nga Sajmir LOLJA Shpirti i turmës bashkëjeton me njeriun dhe është tipar i historisë njerëzore, sepse njeriu në mënyrë të natyrshme është qenie shoqërore, që kërkon përherë të shoqërizohet. Porse njohuria për të, përkujdesja ndaj këtij shpirti dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i tij për qëllime të caktuara përbën anën tjetër të medaljes. Çështja madhore është se sa i theksuar është shpirti i turmës në shoqëri, sepse njeriu i brumosur me një mendësi të tillë ka në themel të mendjes së tij çiftin *sundimtari* dhe *turma*. Kjo është çështje madhore, sepse mendimet dhe ndjenjat janë shf... more »
Ex Tirana lux? Ose arroganca e të vonuarve
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Shkruar nga Musa Lamallari (Tim Shkupi)* ** “Të përkujtojmë: me 17 tetor u rrëzuan shtëpitë në Dizhon, me 17 tetor në plenumin, gjithashtu të 17, të PKJ-së u rrëzua komunizmi i Vllasit. Kosova u la në duar të Serbisë. Ruajna, o Zot, nga dita e 17 tetorit…!!!” – shkruar në vitin 1992. Kurse me 17 maj 2013, pas 21 vjetëve, në Tiranë, Arian Cani, me grupin e tij, sipas shijes se një mikroborgjeze, Zina Kondi, që duhet të ndiqet nga ligjet laike shqiptare për keqpërdorim të rinisë shqiptare, të studentëve të Tetovës, pasi që asnjë prej tyre nuk ka të nënshkruar kontratë sfi... more »
Përse ndryshim, kur jemi mirë?!
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Pëllumb Kulla* Kryeministrit të ngjirur të Shqipërisë nuk i mungon asgjë. E megjithatë ai vuan për diçka që kundërshtarët e kanë dhe ai nuk e ka. Ai ka një zili absurde që nuk ka gurët e opozitës për të qëlluar qeverinë e tij. Ai ka një dëshirë të çmendur, surreale, që në këtë muaj të fundit para votimeve, të ishte ai kundërshtari i vetes. Oh, çfarë do t’i bënte ai kësaj qeverisje! Dhe po ta keni vënë re, ai e ka shfaqur këtë zili që shumë kohë përpara, që atëherë kur premtonte në publik: “Do t’i përmbysim!” Por ama dihet që përmbysen vetëm ata që janë më lart, dhe tërë e di... more »
“Tradhti” dhe “tradhtarë”
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Gavrosh Levonja* Në takimet e tij të ditëve të fundit me elektoratin në kuadër të fushatës zgjedhore, kreu I PS-së, Edi Rama, nuk e pati aspak të vështirë t’i “damkoste” si tradhtarë ata që zgjodhën të sfidonin duke kaluar në kampin kundërshtar të tij pas përjashtimit që ky u bëri nga listat e deputetëve. Kur bëhet fjalë për tradhti e tradhtarë, pa u lodhur për të hulumtuar në rrethanat që sollën deri tek akti i tradhtisë, duhet sqaruar se cili është i tradhtuari. Kuptohet që për Ramën, përderisa akuzat në adresë të ish-deputetëve të tij i bëri në takime me zgjedhësit, e tradhtu... more »
Ekonomia shqiptare, ku pritet rritja sektoriale këtë vit
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
***Ervin Kaduku* ***Sipas parashikimeve të agjencive kryesore ndërkombëtare dhe atyre të qeverisë shqiptare, ekonomia e vendit pritet të mbetet sërish në terren pozitiv edhe gjatë vitit në vazhdim. Por, cilët janë sektorët që mendohet se do të realizojnë rritjen më të madhe, duke u nisur nga potencialet, trendi i kohës, investimet që kanë bërë dhe ndihma që u ka dhënë shteti?* *Turizmi* Sektori i turizmit pritet të ketë një rritje gjatë këtij sezoni veror, që tashmë është në prag të fillimit të tij. Të dhënat nga Shoqata e Turizmit (ATA) konfirmojnë se gjatë këtij viti është shënu... more »
Nënkuptimi i diçkaje të pakëndshme
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Çelo Hoxha* * * Gjatë prezantimit të deputetëve në Elbasan, të martën, kryetari i Partisë Socialiste e shfaqi edhe një herë shqetësimin e tij që i buron nga një lloj paranoje, e cila e shoqëron atë në prag të çdo procesi zgjedhor. Gjatë çdo fushate, deri minutën e fundit të tyre, Edi Rama ka pasur bindjen që ai do të dilte fituesi, në qoftë se nuk do t’ia vidhte dikush. Dikushi dihet, s’ka nevojë t’ia përmendim emrin. Kjo fushatë nuk bën përjashtim. Zoti Rama e ka shfaqur edhe më parë shqetësimin e tij dhe e përsëriti pardje. Siç bën gjithmonë, në formë kërcënimi, kuptohet, dhe ... more »
Gazetari apo folklor? Intervistë e detyruar me vetveten…
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Artan Fuga * Para dy ditësh, disa të përditshme, në versionin e tyre online ose edhe në letër, kishin gjetur një lajm të parë, që dukej e trajtuar jo profesionalisht. Thuhej se në autobusin që udhëtonte për fushatën elektorale ekipi i Partisë Socialiste, kryetarit të partisë i ishte bërë një pyetje nga gazetarët. Pyetja pak a shumë ishte se çfarë mendonte ai lidhur me listën e deputetëve të Partisë Socialiste, sepse disa “rrethe të majta” ku bëjnë pjesë edhe Fatos Lubonja dhe Artan Fuga, thuhej në pyetje, kanë pasur vërejtje për listat e deputetëve, çka solli edhe kandidimin e di... more »
SI SHALQI ME PROVË
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*FATOS BAXHAKU* Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më shumë ka nisur të dëgjohet, ndër tavolina lokalesh, ndër emisione radiosh, ndër biseda kalimtarësh të rastit, madje edhe në analiza të analistëve, shprehja: “Ta provojmë këtë tjetrin një herë, pastaj…”. Njësoj sikur zgjedhjet të mos ishin një hap i madh qytetar i njerëzve të qytetëruar, apo të paktën që pretendojnë të jenë të tillë. Kjo ide e të shkuarit përballë kutisë së votimit me këtë “pa ta provojmë një herë” nuk na kujton gjë tjetër veçse shalqinin me provë, të cilin po nuk të pëlqeu ngjyra e kthen dhe merr sakaq një tj... more »
ELITAT DHE POLITIKA
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*NDUE DEDAJ* Njerëzit, sa herë vijnë fushatat elektorale, i mbajnë sytë për nga elitat e vendit, a do të përfshihen ato në politikë, a do t’i thithë politika apo jo kapacitetet intelektuale të fushave të ndryshme? Edhe pse ka pasur raste, nuk mund të thuhet se politika orientohet gjithnjë nga majat. Vetëm kur ka situata delikate, në mos kriza, atëherë liderët shpejtojnë dhe i bien pikës. Kështu ka ndodhur në fillimet e pluralizmit, kur kërkohej përfaqësim e afirmim politik në sistemin e ri demokratik. Kështu kur duhej bërë marrëveshja e quajtur historike e 9 marsit 1997 për të da... more »
ËSHTË MOBILIZUAR SHTETI PËR QËLLIME ELEKTORALE
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*MUSTAFA NANO* Berisha po përdor çdo resurs shtetëror e publik për qëllime elektorale. Kandidati Alfred Peza jepte lajmin nga Peqini (të shoqëruar me foto), që na bënte me dije se është mobilizuar ushtria për të ndërtuar një rrugë në një komunë të zonës. Ben Blushi, gjatë një konference për shtypin, fliste për një ping-pong me vende pune të improvizuara në këtë stinë elektorale; kanë arritur deri atje, sa marrin në punë dikë, pastaj binden se ky nuk është në gjendje të garantojë votat e fisit të vet, apo ndoshta binden se fisin e ka të vogël në pikëpamje numerike, dhe për këtë shka... more »
Serbia po ndryshon?
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
Shkelzen Maliqi Që nga aprovimi i marrëveshjes së Brukselit, Serbia zyrtare po flet me një gjuhë tjetër, shumë më realiste dhe të pranueshme. Nuk është se kjo gjuhë nuk mbështillet edhe me zotimet e mëhershme, p.sh. se Serbia kurrë nuk do ta njehë pavarësinë e Kosovës, por edhe këto i thotë në kundër të domosdosë që serbët e Kosovës duhet t’i binden plotësisht marrëveshjes, që parasheh shkëputjen e tyre nga Serbia dhe integrimin në Kosovë. Skeptikët në Kosovë, që nuk i kanë besuar kurrë Serbisë, edhe tash nuk janë të bindur se Serbia po flet sinqerisht. Për ta ky diskurs i ri i B... more »
Prishtina më europiane se katakombet parapolitike të Shkupit
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Emin Azemi* Modeli që zgjodhi Prishtina për të tejkaluar problemet me Beogradin, është europian dhe i menaxhueshëm nga koniunktura politike kosovare, ndërkohë që modeli i Shkupit më tepër i ngjan katakombeve parakristiane, në të cilat politikanët e papërgjegjshëm po mundohen të fshehin refuzimin që kanë ndaj Europës Pse Kosova arriti të bëjë marrëveshje me Beogradin dhe pse këtë nuk mund ta bëjë Maqedonia me Greqinë? Të gjithë ata që kërkojnë përgjigje nga kjo pyetje, mundohen të sjellin në vëmendjen e opinionit publik të përbashkëtën dhe diferencën e realiteteve. Në Maqedon... more »
Paturpësia
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Albin Kurti* Ndërkohë që po i shesin energjinë dhe telekomunikacionin e Kosovës, përkatësisht KEK-un e PTK-në, në marrëveshjen 15 pikëshe Thaçi-Daçiq thuhet që dialogu politik do të vazhdojë për energjinë dhe telekomunikacionin. Pika 13: “Diskutimet për Energji dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit”. Kësisoj, lumi Ibër po bëhet kufi ndërmjet Serbisë hegjemonist edhe Kosovës së privatizuar, kufi ku takohen Serbia e Daçiqit dhe privatizimi i Thaçit. Nga okupimi duket se kaluam te privatizimi. Çlirimi ishte një çast. Punëtorëve në KEK që janë te... more »
E pashë pas katër vitesh…
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Elidon Dodaj* Të dielën pasdite nëpër lagje po dëgjoja zhurma, jo shpesh herë dëgjon të tilla, ndodh gjatë verës kur fëmijët janë në pushime apo vetëm kur ka ndonjë dasmë dhe fëmijët gumëzhijnë pas lojërave të muzikës dhe të zhurmave të makinës. Nuk më ka rënë rasti të dëgjoj zhurma që të ngrihen ndonjëherë për të thërritur për mungesën e dritave e ujin, që as nuk u intereson edhe pse janë elementët më të rëndësishme ndërsa për gjëra të tjera jemi të parët. Në fakt e gjithë kjo zhurmë bëhej se në lagje do na vizitonte deputeti i zonës, të cilin për herë të parë e njoha pikër... more »
Arben Malaj si sfidë ndaj autoritarizmit politik
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Mentor Kikia* * Mentor Kikia * Dalja e deputetit socialist Arben Malaj si i pavarur në garën elektorale të 23 qershorit ishte një veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e opinionit dhe do të vazhdojë të përbëjë interes derisa të numërohen votat në Vlorë. Largimi i Malajt u komentua si një shenjë e qartë që tregonte se Rama, krahas fitores së zgjedhjeve, është po kaq i interesuar për të pastruar partinë nga figurat që i bëjnë karshillëk apo që thjesht nuk i binden, dhe për të afruar pranë vetes njerëzit e tij më të besueshëm. Pra Rama po mendon sa për qeverisjen aq edhe për kont... more »
GJEOPOLITIKA, EVROPA DHE HOMO BALCANICUS
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Bled KOMINI* Historia e gjeopolitikës dhe historia e Ballkanit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën, pasi jo vetëm që historia e Ballkanit ka influencuar mbi zhvillimin e studimeve për gjeopolitikën, por hera-herës vet gjeopolitika ka gjetur në Ballkan terrenin më të mirë për të parë se si teoria kthehet në praktikë. Fuqitë e mëdha evropiane dhe angazhimi i tyre në këtë rajon në shekullin e XIX-XX, përkojnë me ndryshimet e mëdha që i dhanë formë historisë së shteteve ballkanike, nga ku lindën mbretëritë e para nacionaliste ballkanike dhe ku zë fill histo... more »
3-1 apo 4-0 në qarqet “e nxehta”?
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Eduard Zaloshnja* Para disa ditësh, botova tek respublica.al një tabelë me llogaritje, që tregonin se sa pikë përqindje i duhen koalicionit që, për konvencion, quhet Koalicioni i Majtë, për të shtuar me siguri matematike nga një mandat në çdo qark. Siguria matematike nënkupton që nje numer i caktuar mandatesh të Koalicionit të Majtë arrihet PAVARËSISHT SESI NDAHEN VOTAT DHE MANDATET JASHTË KËTIJ KOALICIONI, MES PD-SË, FRD-SË, AK-SË, PARTIVE TË TJERA DHE KANDIDATËVE TË PAVARUR. Llogaritjet e tabelës presupozonin se manipulimet e mundshme nuk do të jenë më të mëdha se ato që m... more »
Fushata amnezike e Metës
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Andi Bushati* Sa më shumë kalojnë ditët, aq më komike bëhet fushata e LSI-së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të tij në Gjirokastër, Ilir Meta perifrazoi shprehjen e një liberali të djathtë amerikan, ish- presidentit Ronald Regan, sipas të cilit, “qeveria nuk zgjidh problemet, por ajo është vetë problemi”. Përpara ithtarëve të tij, që e brohorisnin pas çdo lloj fraze që nxirrte nga goja, kreu i LSI-së theksoi se këtë shprehje të çerek shekulli më parë, dukej sikur Ronald Regani e ka thënë fiks për qeverinë Berisha. Përshtypja e parë e atyre që e kanë dëgjuar citimin në TV-të ... more »
Postulat i Europës është kultura
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Ndue Ukaj* Europa, para se të jetë projekt politik a ekonomik, është projekt kulturor, rrënjët e së cilit janë thellësisht shpirtërore. Mbi këtë postulat, u fillua ideja e unifikimit politik e ekonomik të Europës, mu në mesin e shekullit të kaluar, kur ajo kalonte ferrin ma të madh, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërmjet gërmadhave të luftës, triumfoi ideali i qytetërimit dhe ndërgjegjes. Nga këto premisa, u sintetizuan energjitë europiane dhe e bën Europën atdhe të vlerave të përbashkëta për gjithë kombet që jetojnë nën ata çati, por edhe për tjerët që aspirojnë të hyjnë në të. ... more »
Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Ahmet Selmanin, shkrimtar dhe kritik
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
*RIVLERËSIMI LETËRSISË SJELL SHËNDET ESTETIK* *Ahmet Selmani* *Çështja e letërsisë gjithmonë na çon në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë me të, siç është poezia, proza, kritika, eseja, përkthimi etj. Të flaësh për aspektet e krijimit dhe trajtimit të tyre, të studimit dhe të perceptimit, për pozicionin aktual që kanë brenda kohës, për krizën e leximit përballë teknologjisë kompjuterike etj., gjithsesi nevojitet një kompetencë e veçantë. Për të gjitha këto na flet poeti, prozatori, studiuesi, kritiku, eseisti dhe përkthyesi Ahmet Selmani, me të cilin biseduam gjerë e gjatë.* * * *Ah... more »
Shkëlzen Maliqi (2012) Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
*Nga Odeta Barbullushi* ** Ky është një libër pak i veçantë në llojin e tij: ai nuk është libër akademik në kuptimin rigoroz të fjalës dhe as mirëfilli publicistikë. Si i tillë, ai nuk është i detyruar të ndjekë ato rregulla dhe parime të rrepta shkencore që ne njohim në fushat tona të studimit. Por në të njëjtën kohë, nuk është as një vepër publicistike në kuptimin e parë të fjalës: siç e dimë, në veprat publicistike autori synon që të bindë lexuesin apo dëgjuesin që interpretimi që jep ai është më i sakti dhe më legjitimi, dhe këtë autori e bën jo vetëm nëpërmjet argumentimit... more »
Heronjtë vdesin për të sprovuar të gjallët
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
*Nga Emin Azemi* Liria mund të konceptohet në mënyra të ndryshme. Por, procesi më i vështirë i triumfit të lirisë është kur armiku i jashtëm zëvendësohet me një demiurg të brendshëm. Të mposhtësh lakmitë e brendshme, thonë psikologët, është lufta më e vështirë e individit. Okupimi nga antiheronjtë mund të jetë vazhdimi i një lufte të pashpallur. Kauza kundër këtij okupimi do të duhej të jetë liria e vërtetë për të cilën janë flijuar luftëtarët e UÇK-së. Alternativa e luftës për liri është vetëm flijimi, por jo edhe zhvatja Muaji maj është trajektorja që bashkon kujtimin me oblig... more »
Funksionojnë analfabetët funksional
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
Shkëlzen HALIMI Sistemi arsimor shqiptar në Maqedoni ka kohë që është në krizë të madhe. Përshkallëzimi i kësaj së keqe në format më të vrazhda nuk shqetëson askënd. Ose, nëse shqetëson dikë, zëri i tij nuk depërton në veshët e shurdhur të atyre që kanë marrë në duar fatin e shoqërisë shqiptare. Për analfabetët është thënë se janë ata që nuk dinë shkrim dhe lexim dhe kjo ka qenë gjithmonë kështu. Ndërkaq, tash së fundit u dëgjua edhe për analfabetët funksional, të cilët nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra përmes leximit. Me fjalë të tjera, dinë të... more »
Shpëtimi përtej Ramës
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
*Nga Andi Bushati* Nëse dikush rrezikon të shfryjë erën anti- Berishë që po ngrihet prej disa kohësh, ai është Edi Rama. Lëvizja e tij e fundit në këtë drejtim qe 6 maji, dita kur të gjitha partitë shfaqën në vitrinë ekipet e tyre të ardhshme. Pikërisht këtë moment pritej që projektorët e kritikës të drejtoheshin nga partia e kryeministrit. Pikërisht në këtë moment mendohej se shija e hidhur që i la njerëzve aleanca e paarsyetuar Meta- Rama, të fashitej, sepse, ashtu siç ndodh rëndom, Berisha do të bënte me keq. Lideri i PD-së nuk i zhgënjeu parashikuesit. Lista e tij është një mishm... more »
LIRIA NEGATIVE E SHTYPIT
Lajmëtari Shqip at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
*DORIAN KOÇI * [image: Dorian Koci] Dita 3 maj shënon në gjithë botën ditën e lirisë së shtypit. Me këtë rast përveçse organizimit të tryezave të rrumbullakëta në çdo vend përkatës ku diskutohen problemet e medias në përgjithësi, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet dhe renditja e lirisë së shtypit sipas vendeve. Shqipëria si një demokraci hibride dhe ne përparësi e sipër për t’u bërë tërësisht funksionale, ka pasur një ecuri që ka filluar që nga vendet e ulëta dhe ka synuar gjithmonë për t’u ngjitur në këtë renditje. Sigurisht që si çdo zhvillim në Shqipëri edhe liria e... more »





